Site icon Telegrafi

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Shpresim Uka, ish-i dënuar në rastin “Bllaca”, ka treguar një ngjarje që lidhet me ish-prokurorin e njohur të EULEX-it, Maurizio Salustro.

Uka ka treguar për një takim të Salustros dhe ish-gjyqtarin e EULEX-it, Francesco Flori me një mik të tij.

Në atë takim, Salustro, sipas tij, kishte kërkuar 500 mijë euro për të siguruar lirimin e tij nga burgu.

“Është një mundësi, 10 mijë euro është një vit, i dënimit. Ata kanë me u dënu 54 vjet. 1 muaj e gjysmë përpara Salustro e di saktë se sa do të dënohemi ne. 54 vjet do të dënohen, nga 10 mijë euro i bie 540 mijë euro. Për me mbajt ne mend ma lehtë, bash kështu thotë në incizim anglisht. Për me mbajt ma lehtë po e bëjmë rrafsh 500 mijë. I çon lekët atje ku të them unë dhe ky proces bie komplet”.

Lexo po ashtu Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

“Vjen edhe me thotë mu Ferizi, ai pa keqkuptim, ka mendu që ka krye punë. Dhe më thotë me gjysmë milioni po kryhet puna dhe po liroheni krejt. S’keni kurrfarë problemi. Keni mu çu paret në filan vendi në Itali. Edhe i thash a je bre ti normal, ku i kam 500 mijë euro. Edhe i thash s’ia jepi pesë euro atij, unë jam i pafajshëm. Kështu më ka thënë, nëse nuk i jepini dënimin e kanë të garantuar me ka thënë. Dhe tha ta lëshoj incizimin. Dhe u gëzova, i thash ma jep këtë incizimin dhe e sheh se çka iu bëj këtyre. Më tha unë ta jap incizimin, po mua më së pari me qesin prej pune edhe e dyta është rrezik që më fusin në burg. Edh me tha nëse do me i bë krejt këto, unë ta jap. Më vinte keq me marr në qaf ashtu i thash nuk e dua. Ai ka vdekur Ferizi, por incizimi është”, ka thënë Uka në Debat Plus të RTV Dukagjini. /Dukagjini/

Exit mobile version