“Për herë të parë filmin e kam shikuar me nusen time dhe mbetëm pa fjalë”, ka treguar Belfort, rolin e të cilit e interpreton Leonardo DiCaprio.

Protagonisti, i cili ka kaluar 22 muaj në burg për shpërlarje parash dhe mashtrime me taksa, e ka lëvduar DiCaprion dhe pjesën tjetër të ekipit që e kanë bërë filmin me regji të Martin Scorsese.


“Kam hequr dorë nga mënyra e vjetër e jetesës. Shkrimi i librit për mua ishte një përvojë purgative, mirëpo kur e pashë në ekranin e madh u djersita, sidomos në momentet kur merrej kokaina”, ka thënë ai për CNN.

DiCaprio ka kaluar mbi 100 orë me Belfortin për t’u përgatitur për rolin, ndërsa performanca e tij ka bërë që të nominohet për çmimin Oskar për aktorin më të mirë në rol kryesor. /Telegrafi/