LAJMI I FUNDIT:

Uji ‘Rugove’ hynë në top ujërat më të mirë në botë

Uji ‘Rugove’ hynë në top ujërat më të mirë në botë

Ujë “Rugove” ka hyrë në mesin e 100 ujërave më të mira në botë. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu e ka vlerësuar ketë si tepër të rëndësishme e që sipas tij, do të ndikoj edhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës.

“Në këtë kohë kur në Kosovë dominon shumë më tepër një dialog i zymtë politik dhe kur vendi ballafaqohet me një ngërç institucional i cili po reflekton negativisht në shumë sfera të jetës kosovare më në fund arriti një lajm pozitiv me rëndësi sa ekonomike aq edhe strategjike, sa me rëndësi sociale po aq edhe me rëndësi re putative dhe këtë sukses e arriti me përkushtim dhe profesionalizëm Uji Rugove i cili me kualitetin dhe cilësinë që posedon si dhe me një ambalazh unike nga gjami hyri në World of Premium Waters dhe atë në mesin e ujërave më të mirë në botë. Kjo është edhe një dëshmi se sektori privat në Kosovë është duke u avancuar me hapa të sigurte drejtë prosperitetit ekonomik dhe kjo është edhe një dëshmi e përkushtimit të tyre që krahas efekteve pozitive dhe sociale të kontribuojnë edhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe brendimin e produkteve Made in Kosova”, tha ai.

Sipas tij, në Guiden të Fine Waters të shkruhet për Kosovën, bjeshkët e Rugovës dhe për vlerat shëndetësore që posedon ky ujë është reklama dhe promovimi më e mirë që i bëhet Kosovës në këto ditë.
“Si Odë Ekonomike e Kosovës përgëzojmë pronarët dhe menexhmentin e Uji Rugove për suksesin e arritur dhe me siguri një sukses i tillë duhet të jetë inspirim dhe shembull edhe për prodhuesit e tjerë vendorë por në të njëjtën kohë duhet të jetë edhe një obligim shtesë për institucionet vendore që të bëjnë më tepër për mbështetjen e prodhimit vendorë por në të njëjtën kohë edhe mbrojtjen e tij nga dukurit e shumta negative me të cilat sfidohet ai, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.


Një informatë e tillë vjen nga Connoisseur’s Guide nga Michael Mascha dhe të gjitha informacionet për këtë sukses të Uji Rugove mund të gjinden edhe në www.finewaters.com . /Telegrafi/