LAJMI I FUNDIT:

Uji më i shtrenjtë në botë

Uji më i shtrenjtë në botë

Para disa muajsh një mik i Madonnës ka zbuluar se ajo çdo vit shpenzon rreth 10 000 dollarë vetëm për ujë. Sekreti i këtij uji ka qenë se "ishte i bekuar nga një rabin". Përveç Madonnës këtë shprehi e kanë edhe Demi Moore, Ashton Kutcher dhe Naomi Campbell.

Në grupin e ujit më të shtrenjtë që prodhohet, është edhe uji “10 Thousand BC”, i cili vjen nga akulli i vjetër më shumë së dhjetëmijë vite. Për këtë ujë thuhet se është i njëjtë me ujin i cili është pirë para dhjetëmijë vitesh.

Mirëpo, derisa uji i zakonshëm nuk është aq ekskluziv siç është “10 Thousand BC”, prodhuesit mundohen të lënë përshtypje me anë të ambalazhimit.

Një shembull për këtë është uji “Bling H2O”, i cili është i zbukuruar me kristale dhe diamante “Swarovski”. “Bling H2O” shitet me çmimin prej 441 dollarë për një shishe.