Filmi titullohet “Aty ku malet janë të egra” dhe është realizuar në një terren shumë pak të njohur në Evropë.

Sipas autorëve të filmit, është një vend në Evropë ku koha duket se ka ngecur.


“Shqipëria është vendi më i lartë në Evropë, me një lartësi mesatare prej 700 metrash”, thotë Klaus, një prej austriakëve.

 

Sipas tyre, udhëtimi ishte i vështirë pasi nuk kishte shumë informacione dhe ishte e vështirë të bëje plane.

Vetëm një grua nga New Yorku, që jeton në Luginën e Valbonës, i ka ndihmuar me aq sa mundet.

“Na u desh të gjenim një hartë të vjetër ruse dhe ajo ishte e duhura. M’u duk sikur po udhëtoja në një epokë përpara internetit,” thotë Klaus. “Njerëzit atje jetojnë krejtësisht të shkëputur nga bota në dimër. Kishim ndjesinë sikur po jetonim 100 vjet më parë. Izolimi është një ndjesi speciale. Nuk kishim as informacione për motin, nuk kishte të dhëna për sasinë e dëborës apo ndonjë shërbim meteorologjik”.

Megjithatë djemtë kanë realizuar një film spektakolar dhe thonë se njerëzit atje ishin shumë miqësorë dhe të lumtur që po shihnin vizitorë.

“Megjithatë, zhvillimi po sjell pasoja. Edhe atje shihje plot qese plastike të hedhura grumbull në zonat më të thella. Është një zhvillim i ri dhe njerëzit nuk dinë si ta trajtojnë”, thanë ata. /MAPO/Telegrafi/