Bendi ka incizuar pjesën mё tё madhe tё albumit tё ri, No Line On The Horizon, nё Olympic Studios nё Londёr, dhe ata aq shumё u ka pëlqyer puna aty sa kanё bёrё ofertё pёr ta blerё atё, pasi kompania EMI, e cila ka nё pronё kёtё studio e ka nxjerrё atё nё shitje.

“Bono, Edge dhe anëtarёt e tjerё tё bendit vërtet kanё pasur momente tё veçanta nё Olympic. Ata kanё studion e tyre nё Dublin, por ndjejnë se Olympic mund tё jetё njё investim shumё i mençur”, ka thёnё burimi.