Dhjetëra persona raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në zonën e Uashingtonit DC, i cili dridhi shtëpitë dhe shkaktoi panik, megjithëse asnjë zyrtar nuk e ka identifikuar ende shkakun e zhurmës së fortë.
Zyrtarët thanë se aeroplani ushtarak shkaktoi një përplasje me zë të lartë, që u dëgjua në të gjithë zonën e Uashingtonit dhe madje dridhi rezidencat e banimit të dielën, transmeton Telegrafi.
My wife and I were recording a song on an iPhone and captured the boom 💥 in Fairfax VA pic.twitter.com/US7Bcfl8b5
— Travis Again (@Travisagainst) June 4, 2023
“Një zhurmë e dëgjuar në të gjithë zonën e qytetit u shkaktua nga një fluturim i autorizuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA. Ky fluturim shkaktoi një bum zanor. Ky është i gjithë informacioni i disponueshëm në këtë moment”, u tha nga Zyra e Menaxhimit të Emergjencave në qytetin e Annapolis.
U njoftua gjithashtu se bumi i zërit erdhi nga një “aeroplan nga baza ushtarake Andrews”.
Flight track of an aircraft, N611VG, that flew up to the New York area before doing a U-turn and flying directly over Washington D.C. At the end it descended rapidly. It is possible the sonic booms were aircraft scrambling (either DCANG who were in an exercise) or AC F-16 or both pic.twitter.com/5uAYLVxEvL
— Andrew Leyden (@PenguinSix) June 4, 2023
Menaxhimi i Sigurisë Kombëtare dhe Emergjencave të Uashingtonit, tha se departamenti ishte “në dijeni të raporteve nga komunitetet në të gjithë rajonin e kryeqytetit për një ‘bum’ të zhurmshëm këtë pasdite dhe se nuk ka asnjë kërcënim për momentin”.
Agjencitë e tjera lokale të zbatimit të ligjit raportuan se kishin marrë thirrje shqetësimi për zhurmën. Shërbimi zjarrfikës dhe EMS thanë se nuk kishin “incidente të vazhdueshme” për shkak të raportit. /Telegrafi/