Romanca e krijuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP 2’ ndërmjet Kristi Aliajt dhe Keisi Medinit, vazhdon të jetë temë e faqeve rozë edhe pas përfundimit të spektaklit televiziv.
Gjatë intervistës së tij në Shqipëria live, finalisti i ‘BBVA 2’ ka thënë se nuk ka ndonjë komunikim me ish-banoren e shëpisë së popullarizuar, porse është takuar në prapaskenat e “Portokalli” dhe e kanë bërë një bisedë bazike.
Ai konsideron se në raste të takimeve në evenimente të ndryshme nuk ka ndonjë arsye për ta injoruar, duke qenë se kanë “kaluar kohë bashkë aty brenda”.
Ndërkohë, javë më parë, Keisi e ka publikuar këngën e titulluar “Bye, Bye”, e cila në rrjetet sociale është cilësuar si një dedikim për të.
“Nuk e kam dëgjuar këngën me shumë vëmendje. Por, kam dëgjuar nga burime se ishte një tip ‘dissi’. Dëgjova vetëm ‘Bye, Bye’”, është shprehur ai.
Në komentin e tij, Kristi ka shtuar se mund të jetë një lloj ‘dissi’ për të, porse: “Ky mund të jetë tekst për shumë djem. Nuk e di nëse është për mua apo për një ish tjetër”.
“Nuk jam i sigurt se është diss. Ka një dyshim të vogël se mund të jetë një diss aty…”, ka theksuar tutje. /Telegrafi/