Ish-kampioni i kategorisë së rëndë ka shkruar një autobiografi ku ka detajizuar periudhën e tij në ring si dhe disa vite pas largimit nga sporti.

Libri voluminoz po ashtu thuhet se përfshin momentet kontroverse të jetës së tij private, përfshirë dënimin prej tre vitesh burg për dhunim në vitin 1990.

Tyson raportohet se kishte filluar ta shkruajë atë gjatë kohës derisa ishte në burg, ku kishte kërkuar nga të burgosurit tjerë ta këshillonin, shkruan Page Six.