Turqia luan me Maqedoninë pa gola

Ndeshja miqësore ndërmjet përfaqësueses së Maqedonisë dhe Turqisë, e cila u zhvillua në stadiumin "Filipi i Dytë" në Shkup, përfundoi pa gola.
Skuadrat e të dyja kombëtareve fillimin e ndeshjes e filluan në mënyrë ofensive.
Në minutën e 19-të Ezgjan Alioski gjuajti nga goditja e lirë, Mojsov goditi me kokë dhe shënoi gol, por gjyqtarët vendosën që ta anulojnë golin për shkak të pozicionit jashtë loje.
Në disa raste futbollistët e kombëtares turke organizuan disa kundërsulme përmes Arda Turan dhe Gohkan Gonul, por megjithatë nuk kishte rrezik konkret ndaj portës së portierit maqedonas.
Turqia do të luajë me Kosovën me 11 qershor.

Nga
Telegrafi
05/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































