Site icon Telegrafi

Tuna vazhdon të marrë vëmendje me fotografitë në bikini, ndërsa thekson linjat trupore

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ndodhet prej dita ditësh në pushime.

Si destinacion të këtij udhëtimi ka zgjedhur jugun e Shqipërisë, ku edhe me këtë rast nuk ka munguar me fotografi e video në rrjete sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron mbi 600 mijë njerëz, të cilët i ka mahnitur me imazhet në bikini.

Biondja ka hedhur disa poza në bikini, përmes të cilave ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Tuna ka arritur forma perfekte, ndonëse kujdeset prej vitesh për këtë pjesë.

E njëjta gjithashtu ka marrë komplimente të shumta nga miqtë e ndjekësit në pjesën për komente.

Veç kësaj, është tejet e angazhuar si me projekte ashtu edhe me koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version