A është e vërtetë që ne vëmë në përdorim vetëm një fraksion të vogël të trurit tonë? Cili është funksioni i pjesës tjetër të tij? A mund ta detyrojmë veten që të vëmë në funksion edhe pjesën tjetër për t‘u bërë super të zgjuar?
Shumë nga ne kanë dëgjuar se qeniet njerëzore vënë në përdorim vetëm 10% të kapacitetit të trurit të tyre dhe e kemi marrë si një të vërtetë.
Nëse do të mendosh se kjo është një përqindje reale, atëherë të bëjmë pyetjen e duhur për këtë rast: Si mund të funksionojmë me një organ vital, i cili është në punë vetëm me 10% të kapacitetit të tij? Po në fakt është e mundur, pasi ka njerëz që jetojnë me një veshkë për shembull.
Por nga ana tjetër, po t‘i referohemi rastit të zemrës, nuk mendoj se mund të ekzistonte ndonjë qenie e gjallë, jo vetëm njerëzore, me një zemër që do të kishte një kapacitet pune prej 10%. Po nëse, 10% i mëparshëm është i vërtetë, atëherë me se merret 90% i mbetur?
Nga pikëpamja ekonomiko-biologjike kushton shtrenjtë të kesh një tru. Ne jemi kafshë të kësaj Toke. Kemi lindur për të qenë në të njëjtin ekosistem si çdo qenie tjetër e gjallë, apo edhe si çdo bimë. Si qenie që jemi, na duhet që të harxhojmë energji metabolike për të rritur trurin tonë, pra na duhet të shpenzojmë kalori, të paktën 30% e kalorive që ne shpenzojmë, shpenzohen nga truri.
Kështu nëse ne e lëmë 90% të trurit pa punë, me gjithë energjinë që i japim, do të thotë që një pjesë e energjisë, një pjesë jo e vogël e saj shkon kot. Ndoshta miti se ne kemi vënë në punë vetëm një pjesë të vogël të trurit tonë, vjen nga frika që kemi për faktin se nuk po mendojmë aq thellësisht sa duhet të mendonim në të vërtetë.
A e keni vënë re herë pas here se do të avanconit më shumë në rast se do të mendonit më mirë dhe më shumë? Ndoshta mund të bëheshit edhe më inteligjentë nëse do të arrinit të zbulonit se si ta vinit në funksionim pjesën e "fjetur" të trurit.
A na e ka fajin shkenca?
Ndoshta një mit i tillë e ka origjinën te vetë shkenca. Shkencëtarët që janë marrë me studimin e trurit që nga shekulli i 19-të e deri në vitet ‘39 të shekullit të kaluar, kishin pohuar se ata nuk mund të kuptonin se cili ishte funksioni i 90-të qelizave cerebrale të trurit të njeriut.
Kësisoj, doli ideja që truri funksionon vetëm në 10% të kapacitetit të tij. Shkencëtarët kryen shumë eksperimente edhe me kafshë, duke i hequr pjesë të trurit, e duke parë më pas sjelljen e tyre.
Nga disa eksperimente u vu re se edhe po t‘u hiqej lepujve një pjesë e trurit, ata nuk do të demonstronin ndryshime në sjelljen e tyre pas operacionit. Bazuar në këto eksperimente, hamendësime dhe hipoteza të tjera të këtij lloji, shkencëtarët dolën në përfundimin se pjesa më e madhe e qelizave të trurit në korteksin cerebral nuk kanë një funksion të përcaktuar.
Por fakti se nuk është gjetur misioni i këtyre qelizave, nuk do të thotë se ato janë të pavlera dhe të kota. Për të qenë të ndershëm deri në fund, shkencëtarët nuk kanë thënë se zonat e sipërpërmendura nuk kundërpërgjigjeshin, por se nuk kishin ndonjë funksion të dukshëm.
Sapo shkencëtarët dolën në një përfundim të tillë, ai u përhap në variantin tashmë të njohur se truri ynë punokërka vetëm me 10 të kapacitetit të tij dhe madje është shkuar edhe më tej, kur është deklaruar se po të arrihet mënyra e identifikimit të vënies në përdorim të pjesës tjetër të trurit, njerëzit do të mund të bëheshin super të zgjuar.
Mjekët sharlatanë u munduan që me këtë teori të bënin një dorë të mirë parash, duke u thënë njerëzve që mjaftonin disa terapi të posaçme, çuditërisht të zotëruara vetëm prej tyre, që t‘i jepnin fuqinë e plotë për të vënë të gjithë kapacitetin e trurit në punë.
Tani pa mendoni gjithë punën që bën truri juaj, jo vetëm kur jeni zgjuar, por edhe kur jeni në gjumë. Truri komandon gjithçka që nga zemra, qarkullimi i gjakut, frymëmarrja, muskujt e deri tek ëndrrat. Një pjesë e madhe e tij merret me gjënë më të bukur që kemi, emocionet dhe kujtimet, duke i ruajtur, forcuar e aktivizuar ato.
Një tjetër punë shumë e rëndësishme është të menduarit, të reflektuarit. Gjithçka, gjithmonë është në lëvizje deri në momentin e fundit. Dhe kjo nuk është pak. Ndaj duaje, ose humbe trurin tënd.
Po ta shohësh trurin ndërsa punon, ai është si një muskul gjigand, i përshkuar nga degëzime të pafundme enësh gjaku e pulsimesh. Vetëm duke parë pamje të tilla, duhet të jemi skeptikë ndaj thënies se vetëm 10% e këtij organi jetësor është në punë.
Por një fakt është i vërtetë. Neuronet e trurit duhen vënë në punë. Sikurse edhe qelizat e tjera të trupit. Nëse nuk i vë në punë, ato do të "vdesin". Nëse ndaloni së menduari, së kryeri ushtrime të ndryshme, do të humbisni aftësinë e cilësisë së veprimeve, do të humbisni aftësinë e të menduarit, ndaj këshilla e vetme është: vëreni në punë trurin tuaj dhe mendoni se thënia e mësipërme është thjesht një mit.
Keni gjithçka ka në dispozicion, keni 100% një organ të mrekullueshëm, nga i cili varet e gjithë jeta juaj. Përdoreni si duhet dhe do t‘ia kaloni mirë. Ah, por mos harroni zemrën. /shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro

Pajisjet që nuk duhet t'i lani kurrë me makinën larëse

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës