Pikërisht pas katër javëve, amerikanët do të votojnë për presidentin e ardhshëm të tyre. Ndërkohë që gara presidenciale çdo ditë e më tepër po ashpërsohet mes dy kandidatëve presidencial, Trumpit dhe Klintonit, reagime edhe më të ashpra kundër kandidatit republikan, po shtohen çdo ditë e më shumë nga vet radhët e republikanëve.
Deklaratat e tij shumë kontroverse e ksenofobike dhe tani, pas zbulimit të një videoincizimi ku Trump bën komente e cilësimeve shumë denigruese për gjininë femërore, edhe më shumë është shtuar numri i bashkëpartiakëve të tij që e kundërshtojnë dhe nuk e duan më si kandidat të tyre për president. Zërat kundërshtues ndaj Trumpit, në mesin e të cilëve edhe shumë zyrtarë republikanë, madje edhe kongresmenë e guvernatorë, mund të ndikojë në përsëritjen e aktivizimit të “elektorëve të pabesë” në mënyrë të organizuar nga vetë Partia Republikane.
Kush janë “elektorët e pabesë”? Emërtimi i tillë i tyre duket shumë i vrazhdë, për këtë arsye edhe shkruhen në thonjëza, se në të vërtetë elektorët si pjesë e Kolegjit Elektoral janë trupë me bazë kushtetuese dhe konsiderohen si agjentë të lirë. Elektorët zakonisht nominohen nga konventat e partive të çdo shteti ose nga komitetet e partive nëpër shtete. Në shumicën e shteteve, votuesit japin votën për listën e elektorëve të zotuar të njërës ose tjetrës parti për kandidatët presidencial dhe zëvendëspresidencial të zgjedhjes ose alternativës së tyre.
Për arsye se kjo është dispozitë kushtetuese, votimi i vërtetë në zgjedhjet presidenciale në ShBA konsiderohet votimi i Kolegjit Elektoral. Kështu, në nëntor populli delegon votën e tyre te elektorët, që ata pastaj në dhjetor të bëjnë përzgjedhjen e presidentit dhe zv.presidentit. Zgjedhësit (elektorët), mblidhen në kryeqytetet e shteteve të tyre përkatëse dhe votojnë me fletë votimi për zgjedhjen e presidentit dhe zv.presidentit. Kur të votojnë zgjedhësit, ata në fletët e votimit shënojnë emrin e personit që ata dëshirojnë ta zgjedhin president dhe në një fletë tjetër votimi emrin e personit që ata dëshirojnë ta zgjedhin zëvendëspresident. Votat e tyre pastaj dërgohen në Kongres ku më 6 janar kryetari i Senatit, në prezencë të dy dhomave të Kongresit i numëron votat.
Kushtetuta e ShBA elektorëve iu garanton lirinë e plotë gjatë përzgjedhjes së tyre dhe nuk konsiderohet shkelje ligjore nëse ata votojnë ndryshe. Madje, nuk ekziston ndonjë ligj federal që parasheh dënimin e “zgjedhësve të pabesë”, megjithëse 29 shtete dhe D.C.-ja (Distrikti i Kolumbisë), kanë një lloj kontrolli legal se si do të votojnë zgjedhësit në Kolegjin Elektoral. Kjo nënkupton se zgjedhësit e këtyre shteteve janë të kufizuar me ligje shtetërore që t’i përmbahen premtimeve. Edhe pse dënimet për ata zgjedhës të pabesë janë shumë të vogla, simbolike, në disa shtete rreth njëmijë dollar, në 21 shtetet tjera nuk kanë një lloj kontrolli dhe kufizimi të tillë. Për shkak se ata zotohen pranë partive të tyre për të votuar kandidatin respektiv, kur nuk e bëjnë këtë atëherë quhen si të pabesë sepse kanë tradhtuar zotimin e tyre partiak. Ndërsa, juridikisht votimi i tyre konsiderohet si i lirë dhe i pavarur, e për këtë nuk ndiqen penalisht nga ligjet federale.
Prej themelimit të Kolegjit Elektoral e deri në zgjedhjet e vitit 2004, numërohen 156 zgjedhës apo elektorë që kanë ndryshuar votën në kundërshtim me zotimin e tyre. 71 prej tyre ndryshuan votimin për kandidatin e zotuar për shkak të vdekjes së kandidatit në ditën që duhej të votonin zgjedhësit; tre zgjedhës nuk kanë votuar fare, sepse kanë vendosur që të abstenojnë duke mos votuar për asnjë kandidat; 82 të tjerë kanë ndryshuar mendjen me vetëiniciativë duke votuar për kandidatët e tjerë dhe jo për ata për të cilët ishin zotuar se do t’i votonin.
Tani, a do të përsëritet viti 1837 edhe në këto zgjedhje të 2016, mbetët të shihet ne fund të këtij procesi. Atëherë , më 1837, Van Bureni u zgjodh president me 170 vota elektorale nga gjithsej 294. Ndërsa, bashkëgaruesi i tij për postin e zëvendëspresidentit, Riçard Xhonson, nga Kentëki fitoi vetëm 147 vota elektorale ose një votë më pak se sa nevojitej për të fituar zgjedhjet. Kjo mospërputhje mes votave të dy bashkëgaruesëve ndodhi kur zgjedhësit e Van Burenit nga Virgjinia e bojkotuan Xhonsonin dhe kështu rasti kaloi në Senat, ashtu si e parasheh kushtetuta. Senati përzgjodhi Xhonsonin si zëvendëspresident me 33 vota kundrejt 16 votave të Fransis Grangjër nga Nju Jorku.
Ndoshta ideja e “elektorëve të pabesë” do të shfrytëzohej nga Partia Republikane si kërcënim që kandidati Trump të tërhiqej nga gara presidenciale dhe në vend të tij të vinte një kandidat tjetër, të cilin do ta nominonte Partia Republikane, p.sh. kandidatin Ted Kruz. Kjo do të regjistrohej si rasti i parë që një kandidat tërhiqet nga gara presidenciale në këtë mënyrë, por të paktën do të shtonte shansin që republikanët të fitonin presidencialet më lehtë ndaj candidates demokrate Klinton. A do të ndodh ky rast i pare i këtij lloji, do të zbulohet në ditët në vazhdim. Sistemi zgjedhor në ShBA di edhe të na befasojë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Gjesti, G bani dhe Egli kurdisin një plan ‘të rrezikshëm’, i japin dorën njëri-tjetrit edhe për Zarf të Zi
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës