Shërbimi për promovimin e imazhit dhe veprave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë i zënë muajt e fundit duke u përpjekur ta portretizojë Donald Trumpin si një hero që do të zgjidhë të gjitha problemet e botës.

Këtë herë ata shkuan një hap larg duke publikuar një tjetër njoftim që ishte i paimagjinueshëm para ardhjes së Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Në profilin zyrtar të X-it, ata publikuan një montazh fotosh të Trump-it si, hiç më pak, Supermen.

Së bashku me një fotografi të Trump të veshur si një nga superherojt më të famshëm të Uashingtonit, ata shkruan: "NJË SIMBOL SHPRESË. TË VËRTETËS. DREJTËSIE. MËNYRA AMERIKANE. SUPERMENI TRUMP".

Ky është një tjetër shembull në një seri shembujsh të marketingut agresiv nga njeriu i parë i Shtëpisë së Bardhë që ndoshta e përshkruan më së miri gjendjen reale të kombit amerikan nën udhëheqjen e Donald Trump. /Telegrafi/