LAJMI I FUNDIT:

Trump shërbeu patate të skuqura në McDonald’s – “klientët” u kontrolluan paraprakisht nga Shërbimi Sekret i SHBA-së

Trump shërbeu patate të skuqura në McDonald’s – “klientët” u kontrolluan paraprakisht nga Shërbimi Sekret i SHBA-së

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka “udhëhequr shkurtimisht” punët gjatë një vizite të menaxhuar, të dielën, në McDonald’s, Pennsylvania.

I veshur me një përparëse, kandidati republikan për president i nxori patatet e skuqura nga vaji i nxehtë, i tundi, i kriposi dhe i vendosi për shërbim, përcjell Telegrafi.

Ai lavdëroi stafin dhe kompaninë, më pas nxori kokën nga dritarja dhe bëri me dorë një turmë që ishte mbledhur matanë rrugës.


Ai filloi t’u shpërndante ushqim edhe makinave që prisnin në radhë para mbërritjes së tij.

Restoranti ishte i mbyllur për publikun gjatë vizitës së Trump dhe shoferët të cilëve Trump u shërbente u kontrolluan nga Shërbimi Sekret i SHBA-së dhe u pozicionuan përpara mbërritjes së tij.

Askush nuk porositi ushqim. Në vend të kësaj, të pranishmit morën gjithçka që u dha Trump.

Trump ishte aty për disa minuta.

Por i pyetur nëse do të pranonte rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2024, ai nuk u përgjigj.

“Sigurisht, nëse janë zgjedhje të drejta”, tha ai, siç ka bërë më parë.

Trump, një miliarder i pasurive të paluajtshme, i kthyer në politikan, gjithashtu nuk iu përgjigj pyetjes nëse ai e mbështeste rritjen e pagës minimale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

Kalo në kategori