LAJMI I FUNDIT:

Trump pas paraqitjes së Bidenit në DNC: Një fjalim i zemëruar dhe i çoroditur, plot gënjeshtra

Trump pas paraqitjes së Bidenit në DNC: Një fjalim i zemëruar dhe i çoroditur, plot gënjeshtra

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi fjalimin e presidentit aktual, Joe Biden në Konventën Kombëtare Demokratike të hënën në mbrëmje, duke e quajtur atë “të zemëruar dhe të çoroditur.”

“Një fjalim i zemëruar dhe i çoroditur, plot gënjeshtra”, shkroi Trump fillimisht në rrjetin personal Truth Social.

Ai më tutje shtoi se “Biden mori meritat për gjithçka që u bë gjatë Administratës Trump, madje vazhdoi të thotë se ai ishte më i mirë për inflacionin dhe punësimin.


Trump sulmoi Bidenin edhe për tërheqjen kaotike të trupave amerikane nga Afganistani, shkruan cnn.

Kandidati republikan për president gjithashtu deklaroi se Biden nuk e ka menaxhuar si duhet pandeminë COVID-19 dhe e ka kritikuar për mënyrën se si e ka menaxhuar imigracionin e paligjshëm.

Duke folur në një sallë të mbushur plot në Chicago në natën e parë të Konventës Kombëtare Demokratike, Biden ofroi një mbrojtje të plotë të presidencës së tij – duke prekur shumë nga temat për të cilat ai bëri fushatë në vitin 2020 dhe përsëri këtë vit përpara se të braktiste garën zgjedhore në mes të korrikut, disa javë pas një ecurie jo të mirë debati.

“Si shumë prej jush, unë i dhashë zemrën dhe shpirtin tim këtij kombi”, tha ai, në fund të një fjalimi gati njëorësh të shoqëruar nga thirrjet e zhurmshme “Faleminderit, Joe”.

Demokratët shpresojnë që kuvendi gati njëjavor do të forcojë pozitat e kandidates për president, Kamala Harris në përballjen me kandidatin republikan, Donald Trump, rikthimi i të cilit në garë shihet nga demokratët si një rrezik ekzistencial.

Duke u bërë kandidate për presidente vetëm rreth një muaj më parë, Harris i duhet tashmë të fitojë mbështetjen e një vendi të ndarë, që e sheh atë më pozitivisht, por që ende nuk ka marrë një vendim për zgjedhjet e ardhshme.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika

"Unë jam në mes, jam edhe për Ukrainën edhe për Rusinë", deklaron Trump

Amerika
Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

Evropa
Një marrëveshje e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës - pesë pyetje që kërkojnë përgjigje

Një marrëveshje e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës - pesë pyetje që kërkojnë përgjigje

Botë
Trump: Marrëveshja për mineralet do të nënshkruhet sot

Trump: Marrëveshja për mineralet do të nënshkruhet sot

Amerika
Kalo në kategori