LAJMI I FUNDIT:

Trump paralajmërime të ashpra për BE-në: Nëse bëni tregti me Iranin, harrojeni SHBA-në!

Trump paralajmërime të ashpra për BE-në: Nëse bëni tregti me Iranin, harrojeni SHBA-në!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtuar presionin mbi vendet e BE-së, duke u thënë atyre se kush bën biznes me Iranin le ta harrojë tregtinë me SHBA-të.

Raportet SHBA-BE janë dëmtuar edhe më tej pas vendimit që Donald Trump ka marrë, duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore të nënshkruar me Iranin.

Shtete e BE-së kanë vazhduar raportet tregtare me Iranin, duke i qëndruar marrëveshjes së nënshkruar, pavarësisht tërheqjes së SHBA-së.


Në mesazhin e hershëm në mëngjes Trump tha se “Sanksionet ndaj Iranit janë zyrtarizuar. Këto janë sanksionet më të ashpra të imponuara ndonjëherë, dhe në muajin nëntor ato do të forcohen në një nivel tjetër”.

Trump ka kërcënuar vendet e BE-së se nëse nuk ndalojnë tregtinë më Iranin do të kenë pasoja në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Telegrafi.

“Kushdo që bën biznes me Iranin, nuk do të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara”.

“Po kërkojë vendosjen e paqes në botë asgjë më pak!”, ka shtuar Trump.

Kjo deklaratë e Trump erdhi si përgjigje ndaj deklaratës së përbashkët që dje kanë lëshuar 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

BE është deklaruar kundër këtyre sanksioneve, duke premtuar se do të mbrojë kompanitë që bëjnë “biznes legjitim”.

BE thotë se heqja e sanksioneve ndaj Iranit nuk synon vetëm raporte të mira tregtare me Iranin, por më e rëndësishmja ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve iranian.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, vlerësoi lartë BE-në për qëndrimin e saj./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Kalo në kategori