Donald Trump ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në debatet presidenciale republikane me rivalët e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-presidenti tha se një sondazh i fundit tregoi se ai kishte numra “legjendar” përpara kandidatëve të tjerë për të qenë kandidati i partisë për zgjedhjet e vitit 2024.
“Publiku e di se kush jam dhe çfarë presidence të suksesshme kam pasur”, shkroi zoti Trump, 77 vjeç në një postim në rrjetet sociale.
Debati i parë presidencial republikan do të mbahet më 23 gusht ndërsa votimi në zgjedhjet paraprake republikane fillon në shtetin e Iowa-s më 15 janar 2024.
Sondazhet e fundit kanë treguar vazhdimisht se Trump – i cili përballet me një sërë akuzash penale – është aktualisht kryesuesi për nominimin republikan.
Trump kishte sugjeruar vazhdimisht se ai nuk do t’i bashkohej debateve republikane.
Ai kishte përmendur sondazhet që e tregonin atë duke udhëhequr kandidatët e tjerë me “numra në dukje të pakapërcyeshme” dhe ishte ankuar se moderatorët dhe vendet e propozuara mund të ishin “armiqësorë” ndaj tij.
Kandidatët e tjerë republikanë për president deri më tani nuk kanë komentuar mbi zhvillimet e fundit. /Telegrafi/