"Trump ka fuqinë t'i sjellë në shtëpi të gjitha pengjet", deklarata e një të mbijetuari të luftës në Gaza

Një burrë amerikano-izraelit i cili mbahej rob nga Hamasi ka thënë se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka fuqinë për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura dhe për t'i dhënë fund luftës në Gaza.
Keith Siegel, 66 vjeç, u rrëmbye nga Kibbutz Kfar Aza gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, shkruan BBC.
Ai u lirua këtë shkurt pas 484 ditësh në robëri sipas një marrëveshjeje armëpushimi që Trump ndërmjetësoi pak para se të merrte detyrën.
Ai u mor peng së bashku me gruan e tij, Aviva, e cila u mbajt për 51 ditë para se të lirohej gjatë një armëpushimi të mëparshëm.
Siegel falënderoi Trumpin për sigurimin e lirimit të tij dhe tha se presidenti tani mund të bëjë të njëjtën gjë për 50 pengjet e mbetura, deri në 20 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë.
"Unë besoj se ai ka shumë forcë, pushtet dhe aftësi për të ushtruar presion mbi ata që duhet të ushtrohen presion, në të dyja palët, në mënyrë që të arrihet marrëveshja, të nënshkruhet marrëveshja dhe të kthehen të gjithë pengjet dhe t'i jepet fund luftës", tha ai.
Ndryshe, Trump ka thënë se shpreson që një armëpushim i ri dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve do të bien dakord këtë javë, por duket se ka ende boshllëqe të konsiderueshme midis Izraelit dhe Hamasit. /Telegrafi/




















































