Donald Trump pohoi se është dashur ta ndalonte Facebookun ndërsa ishte president amerikan, por që drejtori i kompanisë, Mark Zuckerberg, e thirri vazhdimisht dhe në disa raste kishte darkuar në Shtëpinë e Bardhë dhe me këtë rast fliste në superlativ për të parin e SHBA-së.

Llogaritë e Trumpit në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook janë ndaluar - në Twitter përgjithmonë, në Facebook për të paktën dy vjet.


Në një deklaratë, Trump vlerësoi qeverinë nigeriane për ndalimin e platformës Twitter në Nigeri pasi urdhri i presidentit të atij vendi, Muhamed Buhari, u fshi për shkak të "shkeljes së rregullave", raporton theindependent.

210124 donald trump jm 1527 95fda9a7205126c058d4b33db58812de.fit 760w e1612856093238

"Kush janë ata që diktojnë të mirën dhe të keqen kur ata vetë janë të këqij?", tha ish-presidenti në një deklaratë, duke nxitur vendet e tjera të ndiqnin lëvizjet e Buharit.

Në të njëjtën kohë, Trump u bëri thirrje qytetarëve të fshijnë llogaritë në Facebook dhe Twitter sepse ata nuk lejojnë "fjalën e lirë dhe të hapur".

"Unë e përgëzoj Nigerinë për ndalimin e Twitterit sepse e ndaloi presidentin e tyre", tha Trump.

Ndalimi i Twitter në Nigeri erdhi pasi presidentit Bukhari, i cili iu referua luftës civile nigeriane katër dekada më parë, foli kundër atyre që mbështesin lëvizjen për pavarësi në juglindje të vendit. /Telegrafi/