LAJMI I FUNDIT:

Trump i dërgon mesazh qeverisë amerikane: Siria nuk është mikja jonë, mos u përfshini në luftën e saj

Trump i dërgon mesazh qeverisë amerikane: Siria nuk është mikja jonë, mos u përfshini në luftën e saj

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka thënë se SHBA-ja nuk duhet të ketë “asgjë të bëjë me” rebelimin në Siri.

Trump, i cili nuk do të jetë në pushtet deri në inaugurimin e tij në janar, ka përdorur platformën e tij Truth Social për t’i kërkuar qeverisë aktuale amerikane të mos veprojë, shkruan skynews.

“Luftëtarët e opozitës në Siri, në një lëvizje të paprecedentë, kanë pushtuar totalisht qytete të shumta, në një ofensivë shumë të koordinuar, dhe tani janë në periferi të Damaskut, padyshim që përgatiten të bëjnë një lëvizje shumë të madhe drejt rrëzimit të Assadit”, shkroi Trump.


Kërcënohet qeverisja 24-vjeçare e Bashar al-Assadit, forcat rebele mbërrijnë në periferi të Damaskut
Lexo po ashtu Kërcënohet qeverisja 24-vjeçare e Bashar al-Assadit, forcat rebele mbërrijnë në periferi të Damaskut

“Rusia, për shkak se është shumë e lidhur në Ukrainë, dhe me humbjen e mbi 600,000 ushtarëve atje, duket e paaftë të ndalojë këtë marshim të mirëfilltë nëpër Siri, një vend që e kanë mbrojtur prej vitesh”, shtoi ai.

“Sido që të jetë, Siria është një rrëmujë, por nuk është miku ynë, dhe SHTETET E BASHKUARA NUK DUHET TË KENË TË BËJNË ME TË. KJO NUK ËSHTË LUFTA JONË. MOS U PËRFSHINI”, e përfundoi republikani deklaratën.

Ndryshe, rebelët sirianë thuhet se kanë arritur në periferi të kryeqytetit Damask, ndërsa ofensiva e tyre kërcënon t’i japë fund sundimit 24-vjeçar të Bashar al-Assadit.

Aleatët e Assadit, Irani, Rusia, dhe Turqia, do të takohen të shtunën për të diskutuar krizën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori