Triumfojnë Warriors e Clippers, rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me skuadrat që duhej të djersiteshin më shumë për të arritur të fitoret.
Me vetëm dy pikë dallim, Golden State Warriors ka mposhtur Indiana Pacers me rezultat 102-100.
Domantas Sabonis ishte më i miri në këtë takim, duke realizuar 30 pikë, derisa Stephen Cirry i Warriors kishte katër më pak.
Fitore më të lehtë në këtë rreth shënoi Los Angeles Clippers, që triumfuan përball Phoenix Suns, 111-95.
Treshja e Clippers, Marcus Morris, Reggie Jackson e Terance Mann, ishin më të mirët, duke shënuar 24, 19 dhe respektivisht 17 pikë.
Rezultatet e të gjitha takimeve në NBA:
Cleveland Cavaliers 105-94 Miami Heat
Toronto Raptors 124-101 Sacramento Kings
Atlanta Hawks 126-132 Houston Rockets
Boston Celtics 117-103 Milwaukee Bucks
Memphis Grizzlies 126-91 Philadelphia 76ers
Dallas Mavericks 120-96 Charlotte Hornets
Denver Nuggets 113-107 Washington Wizards. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































