Kanë përfunduar një sërë ndeshjes në NBA, me disa nga skuadrat favorite që morën fitore të mëdha.

Golden State Warriors ka shënuar fitore bindëse ndaj Orlando Magic me rezultat 126-95.


Fitore po aq të rëndësishme ka shënuar edhe Los Angeles Clippers që ia dolën të mposhtin Portland Trail Blazers, 102-90.

Me vetëm katër pikë dallim, Phoenix Suns ia dolën të triumfonin përball San Antonio Spurs, 108-104.

Fitore komode në këtë rreth mor edhe Atlanta Hawks që ia doli të mposhte Minnesotta Timberwolves 121-110.

Një triumf i vështirë ishte edhe për Milwaukee Bucks që ia doli të mposhte Cleveland Cavaliers, 112-104.

Chicago Bulls triumfoi ndaj Denver Nuggets me shifrat 109-97, e fitore mori edhe Memphis Grizzlies ndaj Miami Heat, 105-90.

Me gjashtë pikë dallim, Indiana Pacers i mundën Washington Wizards, 116-110 – gjersa përballje e zjarrtë ishte edhe ajo në mes të Detroit Pistons dhe Oklahoma City Thunder, me këta të fundit që fituan 114-103.

Në kohë shtesë, Philadelphia 76ers arriti të triumfonte përball Charlotte Hornets, 127-124. /Telegrafi/