Trishtimi i Pollatit dhe shashtrisja e shqiptarëve
Në Shkup e Tetovë shpesh kanë qëndruar Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Enver Petrovci, Bujar Lako e aktori tjerë shqiptarë. Ka qenë edhe i madhi Ismail Kadare, edhe e famshmja Inva Mula, por një pritje si ajo që iu bë heroit të ri të shqiptarëve, Pollatit, asnjëherë nuk u ka ndodhur. Të gjitha këta artistë të shquar të kombit tonë kanë kaluar përmes Bit Pazarit e Çarshisë së Vjetër pa u vërejtur fare. Cili lider shqiptar në Maqedoni mund të krenohet se në qendër të Tetovës ka tubuar më shumë shqiptarë se sa Pollati?
Të mohosh vlerat shpirtërore autoktone dhe të pranosh me lehtësi fantastike vlerat e huaja, do të thotë vullnetarisht të heqësh dorë nga identiteti kombëtar. Kjo, po kështu do të thotë se janë ndezur aparatet e alarmit dhe se duhet shpejtuar për të intervenuar. Por, ç’fajde nga e gjithë kjo, kur të verbrit e shurdhmemecët as i shohin e as i dëgjojnë sinjalet e zëshme.
Nuk ka gjasa, as teorike, që ndonjë personaliteti nga jeta politike e kulturore e hapësirave shqiptare, t’i ndodhë një pritje madhështore, ashtu siç i ndodhi “heroit” të ri të shqiptarëve, përkatësisht aktorit turk (dhe shokëve të tij), Nexhati Shashmaz, i njohur si Pollat Alemndar nga seriali “Lugina e ujqve”. Thjesht, heroi i shqiptarëve të Maqedonisë, Pollati, ishte trishtuar (se pse do të tregojmë më poshtë) nga pritja ekzaltuese që ia bënë pikërisht shqiptarët me të arritur në Shkup. Cili lider shqiptar në Maqedoni mund të krenohet se në qendër të Tetovës ka tubuar më shumë shqiptarë se sa Pollati?
Natyrisht, që të mos keqkuptohemi, që në fillim do të themi se aktori turk dhe shokët e tij, absolutisht nuk janë fajtorë për shashtrisjen e shqiptarëve këtu në Maqedoni. Ai aspak nuk ka faj që tashmë është bërë mit i shqiptarëve, që fëmijët e lagjeve tonë e imitojnë atë dhe shokët e tij nga filmi, duke luajtur me pistoleta plastike, ai aspak nuk ka faj pse serialet e filmit “Lugina e ujqve” që moti kanë thyer rekordet e shikueshmërisë. Nuk do të mbajë asçfarë përgjegjësie nëse nesër fëmijët e porsalindur do të emërohen me emrin Pollat.
Do theksuar se para Pollatit rekordin e mbante Kasandra, një serial latino-amerikan që shqiptarët e kishin parë vite më parë. Më të vjetërve do t’u kujtohet se kur erdhi Kasandra në Shkup, në stadiumin e qytetit kishin shkuar vetëm shqiptarë e rom për ta parë Kasandrën për së afërmi.
Në Shkup e Tetovë shpesh kanë qëndruar Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Enver Petrovci, Bujar Lako e aktori tjerë shqiptarë që edhe sot vazhdojnë të shkëlqejnë me paraqitjet e tyre në filma e skena teatrale. Ka qenë edhe i madhi Ismail Kadare, edhe e famshmja Inva Mula, por një pritje e këtillë asnjëherë nuk u ka ndodhur. Të gjitha këta artistë të shquar të kombit tonë kanë kaluar përmes Bit Pazarit e Çarshisë së Vjetër të Shkupit pa u vërejtur fare. Madje, edhe mediumet nuk u kanë kushtuan rëndësinë e duhur.
Të premten që e lamë pas, pra në të njëjtën ditë kur shqiptarët në Maqedoni përjetuan katarzën për shkak të ardhjes nga Stambolli të heroit-mitit të tyre, në Teatrin Shqiptar të Shkupit u dha premiera e dramës “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vepër e kjo e dramatizuar sipas romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë. Po mos të ishin ftesat që iu bënë miqve nga Prishtina e Tirana, natyrisht, siç ndodh zakonisht, edhe të afërmve të aktorëve e miqve të tyre, premiera gjithsesi do të kalonte me pak publik.
Por, e them me zemër të thyer, se pas kësaj premiere, në reprizën e parë ndoshta do të mbushet gjysma e sallës (nja 150 veta), ndërkaq për reprizën e dytë askush nuk mund të garantojë se do të ketë publik. Pra, edhe kjo shfaqje do të harrohet, siç janë harruar edhe shumë e shumë shfaqje të mira, që s’kanë patur fat të reprizohen së paku pesë herë. Merreni me mend se çfarë do të ndodhte me këtë teatër sikur në vetëm një shfaqje të paraqitej Pollati. Do to ndodhte hataja, do të duhej të intervenonin njësitë speciale të policisë për ta mbajtur qetë radhën e gjatë të shqiptarëve për të blerë një biletë.
Sikur vetëm një për qind e atyre shqiptarëve që u çuan peshë për ta pritur mysafirin nga Stambolli të dilnin e të protestonin bashkë me prindërit e nxënësve të “Pançe Karagjozovit” sot me siguri do të kishim një situatë tjetër, sikur vetëm një për qind e atyre shqiptarëve që dolën për ta parë nga afër heroin-mitin e tyre të ngrinin zërin për Institutin e Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve, sot ky Institut gjithsesi do të funksiononte normalisht, sikur vetëm një për qind e atyre që u ekzaltuan me heroin e serialit “Lugina e ujqve” të ngrinin zërin për problemet e shumta që po i ndodhin shoqërisë shqiptare këtu në Maqedoni, për moslejimin e shqiptarëve të shfrytëzojnë pishinat, për Burmali Xhaminë, për Shtëpinë e Nënës Terezë, për gjuhën, për natalitetin etj. ne sot do të kishim një pozitë shumë të avancuar, e mos të themi se do të ishim populli më i lumtur sikur vetëm një për qind e gjithë asaj masa të “lumturuar” të lexonte së paku një faqe të ndonjë vepre të Kadaresë apo të shikonte ndonjë shfaqje në Teatrin Shqiptar të Shkupit, të Tetovës apo të ndonjë qyteti tjetër shqiptarë. Pastaj do të dalin gojëkëqijtë dhe do të thonë: fajin e kanë partitë politike. Bile-bile, në këtë muaj të Bekuar të Ramazanit, janë hutuar edhe imamët e xhamive, të cilët në mbrëmjet kur jepet seriali për Pollatin, namazi i teravisë falet vetëm me ata që janë më të devotshëm, ndërkaq të tjerët mungojnë, se nuk lejojnë t’u ikë heroi i tyre.
Po pse ishte trishtuar Pollati nga ajo pritje? Nexhati Shashmaz, i njohur me rolin e Pollat Alemndarit, siç edhe mundëm të konkludojmë nga prononcimet e tij, ishte një njeri modest, i qetë, inteligjent, por edhe fetar. Dhe, njërit nga organizatorëve të ardhjes së tij me shokë në Maqedoni, pas konstatimit se ai më ishte shndërruar në mit, përafërsisht do t’i thotë se kjo që po ndodh nuk është mirë, se edhe feja islame nuk lejon krijimin e miteve…Ja pra, ky ishte trishtimi i Pollatit të pafajshëm, që do t’ia shkaktojnë shqiptarët gjithandej ku ai shkoi e qëndroi.
Duhet ta pranojmë se jemi popull i çuditshëm dhe i veçantë. Shumë shpejtë krijojmë mite nga të huajt, shumë shpejt e huaja na bëhet vlerë e pandashmë e shpirtit tonë, kurse ajo që është e jona me rrënjë e trung, e përjeton fatin e mohimit. Sinjalet e krizë së identitetit ka kohë që po japin alarmin. Dhe, a i dëgjon kush…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht