LAJMI I FUNDIT:

Trevjeçarja Beatrix një ditë do ta “hack-irat Pentagonin”

Trevjeçarja Beatrix një ditë do ta “hack-irat Pentagonin”

Edhe pse ende pa i mbushur tre vjet, prej vajzës së vogël Beatrix Townsend mund të presësh më shumë se një goditje pa takt në tastierë, dhe prekje me gishta në ekran kur ulet para kompjuterit të nënës së saj.

Në vend të kësaj, ajo mund të përdorë mausin si një tinejxher, derisa e lëviz për të dalë nga një lojë kompjuterike për të hapur tjetrën, ose duke kërkuar në “Google”, shkruan “Daily Mail”.

Ajo është bërë njëra prej anëtarëve më të rinj të “Mense”, me koeficientin e inteligjencës 136, duke bërë vend kështu në një për qind të popullatës britanike sa i përket inteligjencës.

Dashuria e saj ndaj leximit, shkrimit dhe lojërave kompjuterike e kanë ndarë nga fëmijët tjerë në çerdhen e Grimsbyt, në Britaninë e Madhe. “Ne themi gjithmonë me mahi se ajo një ditë do ta hack-irat edhe Pentagonin”, thotë nëna e saj Zoe. /Telegrafi/