Tregu i kriptovalutave në botë po zgjerohet çdo ditë e më shumë si një formë investimi.
Vlera e tyre në tregjet financiare ka tejkaluar së fundmi shifrën e 3 trilionë dollarëve.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht kriptovaluta më e popullarizuar Bitcoin po tregtohet me 68 mijë dollarë, duke shënuar një rritje prej rreth 4 për qind në 24 orët e fundit.
Edhe Etherium, si kriptovaluta e dytë më e njohur ka shënuar një rritje me 50 që nga muaji tetor, ku për momentin ka prekur majat me vlerën prej 4,800 dollarëve.
Arsyeja për këto lëvizje ende janë të paqarta, por tregu i kriptovalutave njihet si një treg që brenda ditës mund të ndryshoj deri në 20 për qind më pak ose më shumë.
Inflacioni në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe rënia e stoqeve ka bërë që njerëzit të investojnë në kriptovaluta dhe flori si një formë që ata e konsiderojnë të sigurt për të investuar.
Interesi i individëve në mbarë botën është shtuar pasi ky treg është i decentralizuar, ku fitimet dhe rreziqet mund të jenë të mëdha. /Telegrafi/