Site icon Telegrafi

Tregjet e aksioneve në botë e nisin javën në rritje

Tregjet evropiane janë hapur në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pas fitimeve modeste të javës së kaluar.

Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me rreth 0.3 për qind, ndërsa sektori i shitjeve me pakicë kryeson fitimet, në rritje me rreth 0.8 për qind.

Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një performancë mikse pasi qeveria kineze vendosi një objektiv të rritjes ekonomike prej 5 për qind, gjatë këtij viti.

Në dëshminë që pritet të mbajë në Kongresin amerikan presidenti i FED, Jerome Powell mund të japë detaje mbi ecurinë e normave të interesit dhe mbi gjendjen e ekonomisë.

Lexo po ashtu Rezerva Federale paralajmëron rritje të normave të interesit për të luftuar inflacionin

Gjithashtu, tregjet po presin edhe raportin mbi punësimin në SHBA për muajin shkurt dhe analistët presin 255 mijë vende të reja pune.

Investitorët po presin edhe të dhënat mbi shitjet me pakicë në Eurozonë për janarin dhe prodhimin industrial për Gjermaninë. /Telegrafi/

Exit mobile version