LAJMI I FUNDIT:

Tre të lënduar në aksident komunikacioni në Prishtinë

Tre të lënduar në aksident komunikacioni në Prishtinë

Tre persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot rreth orës 9:30 në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë.

Aksidentin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave, me ç’rast janë goditur edhe dy këmbësorë.


“Në Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një veture në levizje, një veture të parkuar jashtë rrugës, ku janë goditur edhe dy këmbësorë. E.B. femër (1982) ka pësuar lëndime të rënda, lëndime kanë marrë edhe Sh. K. mashkull (1969) si dhe shoferja e automjetit ‘Peugeot’ L. P. ”, ka thënë Borovci.

Ai  tha se të lënduarit janë duke u trajtuar në repartin e emergjencës në QKUK.

“Të lënduarit janë duke u trajtuar në repartin e emergjencës në QKUK në Prishtinë. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar zyrtarët policor që të dyshuarën ta ndalojnë për procedura të mëtutjeshme”, tha ndër të tjera Borovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori