LAJMI I FUNDIT:

“Tre emra në tryezë për Shkupin”

“Tre emra në tryezë për Shkupin”

“Severna Makedonia”, “Gorna Makedonia” dhe “Nova Makedonia” (në maqedonisht pa përkthim) janë tre emrat sipas gazetës greke “Real news”, që do të gjenden në tryezë në takimin e Methew Nimetz me negociuesit e të dy vendeve, Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis.

Në artikullin me titull “Në tryezë tre emra për Shkupin”, siç njoftojnë nga AIM, thuhet se më 19 janar, i dërguari i posaçëm i OKB-së, të dy palëve do t’u prezantojë tre emra.

“Sipas informacioneve, në tryezë gjenden emrat, ‘Severna Makedonia’, ‘Gorna Makedonia’ dhe ‘Nova Makedonia’ (pa përkthim), edhe pse nuk përjashtohet mundësia që Methju Nimic në momentin e fundit të krijojë edhe një emër të ri të përbërë. Këto emra, duket se i ka zgjedhur ndërmjetësuesi i posaçëm i KB-së, mes emrave tjerë që janë vendosur në tryezë, siç janë “Vardarska Makedonia’, ‘Sllavomakedonia’, propozim të cilin siç duket nuk e pranojnë shqiptarët nga Shkupi”, shkruan “Real News”.


Lidhur me mini Këshillin Ministror në pallatin e Kryeministrit të mbajtur të enjten, gazeta shkruan se Tsipras ka bërë me dije se negociatat kanë “afat” dhe nëse nuk ka perspektivë për zgjidhje, atëherë marsi do të jetë muaji kur bisedimet duhet të përshpejtohen.

Ndërsa, megjithatë Kotzias i ka njoftuar pjesëmarrësit në takimin për qëndrimet me të cilat Greqia po vjen në tryezën e negociatave, ndërkaq Kamenos ka thënë se ai nuk do të jetë shkak që të rrëzohet Qeveria.

Shefi i diplomacisë greke, siç shkruan gazeta, ka dalë me qëndrimin se do të ekzistojë shumicë në Parlament madje edhe në rast, se partneri i koalicionit në qeveri është kundër.

Panos Kammenos, sipas gazetës, me deklaratën se nuk do të pranojë përdorim të “termit grek Makedonia”, ndoshta pajtohen me një emër në të cilin termi Maqedoni do të ishte në maqedonisht pa përkthim.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori