Transvestiti Edona James viziton Kosovën

Siç transmetojnë portalet në internet, Edona, që dikur ishte Edoni, ditëve të fundit po qëndron në Prishtinë, dhe nuk ka ngurruar ta tregojë këtë edhe përmes rrjeteve sociale.
Transvestiti 24-vjeçar të mërkurën ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi nga kryeqyteti i Kosovës, madje edhe nga hoteli luksoz “Swiss Diamond”.
Siç raporton revista Kosovarja, ai, apo ajo, do të jetë mysafire në emisionin “Prive Klan Kosova”.
Edhe pse e flet më vështirësi gjuhën shqipe, Edona duket pëlqen këngëtaret Sefë Duraj dhe Ryva Kajtazi, pasi në profilin e vet ka postuar këngën “Më thuaj po”.
Derisa ka postuar fotografi nga hoteli në Prishtinë, nuk i kanë munguar ofertat për të kaluar natën më të.
Edona ka pranuar që është nga Kosova, ndërsa në moshën 6 vjeçare gjatë luftës në Kosovë ajo është shpërngulur në Gjermani.
Edona po ashtu ka treguar se prej vitesh merret me prostutucion, kurse për të kaluar një natë më të klientët kanë paguar madje nga 1 mijë euro. “Mysafiri” më i mirë sipas saj, ka qenë ish futbollisti gjerman Stefan Efenberg. /Telegrafi/












































