Site icon Telegrafi

Trajtimi i kancerit të gjirit në Kosovë, doktoresha Goga: Ajo që ka bërë revolucion është target-terapia dhe imunoterapia

Onkologia Vildana Goga në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për mënyrat e trajtimit të kancerit të gjirit në Kosovë.

Ajo bëri të ditur se në Kosovë është mundësia për trajtim të kancerit të gjirit me secilin modalitet, atë kirurgjik, kimioterapi, radioterapi, hormono-terapi, target terapi, imunoterapi.

“Ajo çka bë revolucion në trajtimin e kancerit është target-terapia dhe imunoterapia që vret vetëm qeliza malinje, jo ato të shëndosha dhe përballimi i kësaj terapie është shumë më i lehtë. Aplikohen edhe në Kosovë të dy llojet e trajtimit varësisht prej indikacionet që ka gruaja.

Nëse tumoret bio-molekularë dalin pozitiv për mundësinë e aplikimit të këtyre dy metodave ne natyrisht që iu ofrojmë dhe i kemi në dispozicion. Por, jo secila grua ka indikacion për imuno-terapi ose target terapi”, tha doktoresha.

Podcastin e plotë mund ta shikoni këtu: /Telegrafi/

 

Exit mobile version