Trajneri i Sheriff Tiraspol, Yuriy Vernydub, i cili u përball me Real Madridin dhe Interin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve këtë sezon, i është bashkuar ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë.
Saktësisht pesë muaj më parë, më 28 shtator 2021, Sheriff e shokoi Real Madridin e Carlo Ancelottit duke e mposhtur në Santiago Bernabeu me rezultat 2-1.
Klubi moldav fitoi shtatë pikë nga gjashtë ndeshje grupore dhe vazhdoi garën në Ligën e Evropës, ndërkohë që Los Blancos dhe Interi vazhduan në fazën e eliminimit direkt të garës prestigjioze.
Vernydub, i cili ka lindur në vitin 1966 Zytomyr të Ukrainës, është kthyer në vendlindje duke iu bashkuar ushtrisë për mbrojtjen e vendit nga sulmet ruse.
Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi, në të cilën shihet 56-vjeçari së bashku me dy persona të tjerë të veshur me rroba ushtrie. /Telegrafi/