Argjentinasi është kontaktuar nga drejtori Nerazzurr, Piero Ausilio, për të diskutuar mundësinë e zëvendësimit të Roberto Mancinit në fund të sezonit.

Dhe gjatë bisedave Bielsa ka kërkuar të sjellë në San Siro edhe tre lojtarë të skuadrës franceze, shkruan Itasportpress.it, transmeton Telegrafi.


59-vjeçari ka kërkuar nga klubi nëse mund të transferojë sulmuesin André-Pierre Gignac, mesfushorin Florian Thauvin dhe mbrojtësin e ri Benjamin Mendy.

Kontrata e Gignac skadon gjatë verës dhe ai mund të largohet si agjent i lirë, derisa e Thauvin mund të kushtojë rreth 10-15 milionë euro. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app