Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali.

Gëzim Iljazi, 59 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, por prej vitesh banues në provincën e Rovigos ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 100 metrash në mal, shkruajnë mediat italiane.


Në kohën e aksidentit, burri po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolzanos.

Dëshmitarët okularë treguan se fillimisht panë të binte çanta e tij dhe më pas vetë burri.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, karabinierët, një helikopter dhe ekipet e shpëtimit.

Por, fatkeqësisht për Iljazin nuk mund të bëhej më asgjë. /Telegrafi/