Topalli: Në pritje të PS-së

Zonja Topalli u takua me deputetët e Bundestagut gjerman, të cilët theksuan rëndësinë e reformave. Deputetët gjermanë thanë gjithashtu se Shqipëria duhet të përfitojë nga përvoja e BE-së.
Kryetarja e parlamentit theksoi se shumica parlamentare po pret propozimet socialiste lidhur me reformën zgjedhore, e cila është diskutuar në Konferencën e Kryetarëve.
“Ligji për Gjykatën Administrative është produkt i angazhimit dhe kontributit të deputetëve të PS-së, që kanë bërë amendamentin dhe kanë marrë “OK” nga deputetët e mazhorancës, dhe pret votën për vullnetin politik", tha ajo.
Zonja Topalli theksoi gjithashtu gadishmërinë dhe vullnetin e fuqishëm për të marrë në konsideratë çdo propozim, që vjen nga opozita për reformën zgjedhore, që kjo të diskutohet me ODIHR dhe Komisionin e Venecias./Telegrafi/




















































