Top hitet shqiptare të vitit 2015 (Video)

Me mbarimin e vitit 2015 sigurisht se nuk mungojnë as vlerësimet në aspektin muzikor për atë që bënë artistët tanë.
Skena muzikore shqiptare pati një hov të madh të zhvillimit e punës në vitin 2015, shkruan Telegrafi.
Shumë muzikë, producentë, këngëtarë dhe produksione të videoklipeve, rezultuan me qindra, e pse jo mijëra këngë të ndryshme.
Fillimi i vitit u shoqërua me dominim të hiteve të fundvitit 2014, teksa më pas vazhduan me hitet e pranverës dhe verës.
Sigurisht, dominanca u takoi dy projekteve, të cilat janë të pandashme për kah suksesi, “Shumë Pis” nga Era dhe Ledri, e “S’jena Mo” nga Getoar Selimi dhe Majk.
Pas këtyre këngëve gjurmë për këtë vit lirshëm mund të themi se lanë edhe Elvana Gjata me “Love Me” dhe “Premtimet” nga Kida dhe Mozzik.
Nuk munguan as baladat, ku sigurisht se ishte prezent Blero me “JoJo” bashkë me Onat, teksa listës për top hitet nuk i mungon as Adrian Gaxha dhe Lindon me këngën “Kalle”, një manifest që i vuri zjarrin verës që lamë pas.
Noizy dominoi hip hop skenën me projekte të rënda si “Big Body Benzo” dhe “Number One”, teksa Gold AG erdhi në një format tjetër në fund të verës me Gretën së pari dhe më pas edhe me Eni Koçin, dy këngë shumë të dëgjuara.
Fundviti pa dyshim se i takoi Capital T, i cili lansoi hitin “Pare Pare” i dëgjuar ku do, që pati konkurrencën e madhe të një hiti tjetër, “Dashni” nga Majk, i cili ishte ylli i këtij viti.
Ndoshta disa këngë kanë mbetur jashtë listës, por ky është vetëm një indikacion se ky vit ka qenë një prej më të bujshmëve në aspektin e kualitetit që sollën artistët shqiptarë.
Më poshtë gjeni disa prej hiteve të mëdha të këtij viti:
Ghetto Geasy ft. Majk – S’jena Mo
Ledri Vula ft. Era Istrefi – Shumë Pis
Flori ft. Elvana – Kuq e Zi
Flori Mumajesi – Nallane
Capital T – Pare Pare
Elvana Gjata – Love Me
Era Istrefi – Njo si ti
Kida ft. Mozzik – Premtimet
Blero ft. Onat – Jo Jo
Dafina Zeqiri – Te Ti
Enca – Soul Killa
Etnon ft. Sinan Vllasaliu – Falma një jetë
Gold AG ft. Greta ft. Eni – Me Mu
Noizy – Big Body Benzo
Blunt ft. Real – Xhinset
Cozman ft. Tuna – Holla
Adrian ft. Lindon – Kalle
Majk – Dashni
Lumi B – Hi Lumi
(Vërejtje: Kjo nuk është një listë me renditje, është listë e lirë. Vlerësimi është i vështirë të bëhet në kushte kur YouTube manipulohet nga shumë këngëtarë në mënyra ilegale të shtimit të klikimeve. Andaj, thjesht shijoni disa prej hiteve më të dëgjuara, ku do në trojet tona).































































