Lojtarët shqiptarë në çdo vit, po bëhen më të rëndësishëm për futbollin evropian.
As ky afat kalimtar nuk i la lojtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, pa lëvizje.
Spikasin disa transferime të lojtarëve nga Kosova, si ai i Vedat Muriqit që kaloi te Fenerbahce.
Edhe portieri Samir Ujkani ka bërë një lëvizje të madhe, duke u kthyer në Itali, kësaj radhe te Torino.
Në Itali do të luajë edhe Amir Rrahmani që ka nënshkruar për Veronan, ndërsa Besar Halimi ka kaluar në Bundeliga 2 te Sandhausen.
Me klube të reja janë bërë edhe Albian Ajeti dhe Albian Ajet, që do të luajnë në Ligën Premier.
Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur 20 transferimet më të mira të lojtarëve shqiptarë në këtë afat kalimtar.