Barcelona është e njohur për shpenzimet e saj të mëdha gjatë viteve të fundit, por ata kanë arritur të fitojnë gjithashtu shumë para edhe nga shitjet.
Shitja më e madhe klubit mbetet ajo e Neymar për 222 milionë euro te PSG.
I dyti mbetet transferimi i Arthurin në Juventus në një marrëveshje që mund të përshkruhet vetëm si kontabilitet krijues, pasi në anën tjetër erdhi Miralem Pjanic.
Pastaj vjen edhe largimi famëkeq i Luis Figos drejt Real Madridit në fillim të shekullit, i cili nuk u prit mirë, veçanërisht në Camp Nou.
Shitja e katërt është e Alexisa Sanchez te Arsenal për 42 milionë euro.
Më poshtë e gjeni listën prej 10 lojtarëve që Barcelona i ka shituar më së shumti në vitet e fundit.
10 Yerry Mina | 30.25 milionë euro | Everton | 2018
9 Nelson Semedo | 32 milionë euro | Wolves| 2020
8 Cesc Fabregas | 33 milionë euro | Chelsea | 2014
7 Jasper Cillessen | 35 milionë euro | Valencia | 2019
6 Malcom | 40 milionë euro | Zenit | 2019
5 Paulinho | 42 milionë euro | Guangzhou FC | 2018
4 Alexis Sanchez | 42 milionë euro | Arsenal | 2014
3 Luis Figo | 60 milion milionë euro | Real Madrid | 2000
2 Arthur Melo | 76 milionë euro | Juventus | 2020
1 Neymar | 222 milionë euro | PSG | 2017
/Telegrafi/