Top 10 aksionet e mbrëmjes në NBA: Më i miri, 'ngulitje' pas rikthimit të topit nga tabela (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Befasinë më të madhe e ka bërë Los Angeles Lakers teksa ka triumfuar kundër San Antonio Spurs m e rezultat 102:95.
Fitore kanë shënuar edhe kampioni edhe nënkampioni i NBA-s, Cleveland Cavaliers dhe Golde State Warriors.
E zyrtarët e kësaj lige kanë zgjedhur edhe top 10 aksionet e kësaj mbrëmje, transmeton Telegrafi.
Aksioni më i bukur erdhi prej ndeshjes mes Golden State Warriors dhe Phoenix Suns, ku basketbollisti i kësaj të fundit Jones Jr. ‘nguliti’ topin në kosh.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme të dhjetë aksioneve më të bukura. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































