Toni Kukoc rikthehet në Chicago Bulls

Presidenti Michael Reinsdorf u shpreh se detyrat e Kukoc do të jenë që tek rekrutimi i i lojtarëve jo amerikanë deri tek negocimet me partnerët e biznesit. Kur kroati mësoi lidhur me këtë mundësi e cilësoi si një nder që i bëhej, duke u rikthyer sërish te Bulls.
Kukoc luajti për 13 sezone ne NBA, 7 me Chicagon. Ai luajti në periudhën e dytë kur Bulls fituan 3 tituj rresht ndërkohë që fitoi edhe titullin si lojtari i gjashtë më i mirë i vitit në 1996. Në rolin që do të mbuloj tani Kukoc, Scottie Pippen ka punuar që në 2012 e në vazhdim, transmeton Telegrafi.
Kukoc tani 46 vjeç është një nga lojtarët më të titulluar në basketbollin botëror. Skuadrat me të cilat luajti ishin Jugoplastika,Benetton Treviso, Chicago Bulls, Philadelphia 76ers, Atlanta Hawks dhe Milwaukee Bucks.
Përveç arritjeve në NBA ai fitoi 3 herë Euroligën,2 herë Europianin me kombëtaren, 4 kampionate të Jugosllavisë, 2 kupa të Jugosllavisë, 1 herë kampion në Itali dhe 1 kupë të Italisë, 3 herë si sportisti i vitit në Kroaci, MVP i Kampionatit Botëror në 1990, 3 herë MVP i finales së Euroligës, 4 herë lojtari më i mirë në Europë, 1 herë MVP i Europianit në 1991, fitues i botërorit në 1990 në Argjentinë, është një nga 50 lojtarët më të mirë të shekullit i zgjedhur nga FIBA dhe 1 nga 50 kontribuesit më të mëdhenj të Euroligës.
Në NBA arriti 9810 pikë, (11,6 pikë për ndeshje), topa në tabelë 3555 (4,2 për ndeshje) dhe assist 3119 (3,7 për ndeshje). Në vitet që luajti në NBA ai përfitoi 61,488,033 dollarë. /Telegrafi/






















































