Tollovia në mendjen tonë
Sa herë na duhet koha, ajo na mungon. Sa herë na duhet guximi ai nuk shfaqet. Sa herë i duhemi kombit, ne flemë. Pse na përsëriten kohërat? A kemi nevojë për këtë përsëritje, apo është provokim i natyrës që na bëhet çdo 100 vjet? A po, mos e zbërthejmë vetveten deri në atë masë sa të tjerët e kanë lehtë të ndukin copat tona? Shikoni, në vend se fjalët e Konicës e shkrimet e tij të na mbesin një kujtim i bukur për zgjuarsinë shqiptare, ne duhet përsëri të përsërisim vetveten duke i përsëritur të njëjtat gabime.
Ç’farë na qenkan ato? Kjo për shembull: “Ajo për të cilën ndjej keqardhje është fakti se shumica e shteteve islamike e arabe nuk e kanë njohur akoma shtetin e Kosovës me popullatë shumicë myslimane. Për këtë isha në Kajro, si mik, për të kërkuar njohjen nga Egjipti, si lidere e Botës Arabe e Islame, veçanërisht për shkak lidhjeve historike e kulturore midis dy vendeve tona. Të gjithë e dine se Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern, ka qenë shqiptar dhe ndajmë identitetin, kulturën, qytetërimin e njëjtë…” – deklarata e ministrit te Jashtëm të Kosovës, dhënë një gazete egjiptiane.
Pyetjet shtrohet një nga një, për të cilat me të vërtetë në këtë tollovi të mendësisë shqiptare nuk po di t’iu jap përgjigje.
Kur shqiptarët kanë pasur lidhje historike e kulturore me Egjiptin? Që kur shqiptarët paskan pas ndarë identitetin e njëjtë me Egjiptin? Po kulturën? Po qytetërimin e njëjtë?
Nëse një Mehmet Ali Pasha paska pas qenë shqiptar, ai ka qenë në mision të Imperatorisë Otomane. A mos formoi ai, farë shteti shqiptar në Egjipt, që ne duhet të krenohemi me te?. A fliste ai apo a mendonte shqip? Kurrë jo. Sikur të mendonte e lere më të fliste shqip, koka i kishte shkuar në Stamboll. Sikur të mendonte shqip, në kohën e modernizimit të Egjiptit, ai dhe krejt dinastia e tij do të bëheshin ushqim i gjallesave të Nilit.
Po e japi një detaj nga jeta e ime në Marok: Në një udhëkryq të madh të Kazablankës më zuri polici i komunikacionit rrugor, për një delikt jo aq të rëndë. Kur e pashë se do t’ma fut një dënim pak më të rëndë se sa e meritoja, ngase isha i huaj (gjoba paguhej kesh në dorë të policit), i kërkova pak favore duke i thënë që si mysliman që jam, e që shihej nga emri, të më falë… Ma ngjiti për krahu dhe me tha: “Shiko të gjithë këta njerëz që i sheh në këtë shesh janë myslimanë (e ishin me mijëra), prandaj unë këtu kam punë vetëm me mysliman,… dhe paguaje dënimin”. Kokë ulur për atë kërkimfalje që e bëra e pagova dënimin dhe ika.
Të kthehemi te Konica . “I lindur në Konicë nga familje shqiptare myslimane në mjedis rrethues ortodoks, njohës i mirë i Historisë së Turqisë, të cilën do ta njihte nga afër që në vitet e njoma të jetës kur mbaroi studimet në liceun perandorak të Galata Serajit në Stamboll, njohës tashmë edhe i fesë katolike, kur kishte ndjekur studimet në kolegjin Saverian të jezuitëve të Shkodrës, brumosur në Perëndimin evropian me ndjenjën e lirisë e të Iluminizmit, Konica shpejt do ndërgjegjësohej se tek njeriu shqiptar i kohës, lypsej mbi të gjitha para se të respektohej ndjenja shpirtërore fetare, në duheshin çelur sytë e mendjes për përparim shoqëror. Duhej pra ndjekur nga afër realiteti konkret, me këmbë në tokë, hap pas hapi, i duhej bërë thirrje nga zemra Shqiptarëve përpara rreziqeve që i kanoseshin nga fanatizmat fetare nxitur egërsisht nga jashtë për qëllime të mbrapshta, deri në zhdukje të identitet kombëtar”. (Fotaq Andrea)
“E thëna e së vërtetës nukë sjell nonjë fitim; po ka një ëmbëlsie më vete, sepse të qetohet vetëdija kur fole ç’duhej të flisje. Unë e di fort mirë, ma kanë thënë edhe miq qindra herë që do t’ju pëlqeja shumë më tepër sikur të ju veja pas ‘qejfit’, sikur të flisja ashtu si jini të mësuar të dëgjoni prej të tjerësh. Po natyra ime është ndryshe. Dhe, i shtyrë prej kësaj natyre, dëshiroj sot të ju shkunt nga gjumi, të ju thom ca të vërteta t’ashpra, por të ftohta dhe të matura, dhe të ju bëj armiqt’e mi sa-do-që nuk më njihni: po të tillë armiq, që në ca vjet, në pakë vjet, të thoni: Ah, ç’na këshillonte mirë! Ah sa të dreqtë (drejtë) kish! Ah sikur t’i kishim vënë veshin! Po pendimi i vonuar nuk sjellë dobie”, thoshte atëherë Konica.
E njëjta gjë na duhet edhe sot. Të rrish urtë, të mos flasësh, të mos kritikosh dhe t’i numërosh ditët deri në varësinë e plotë të dreqit të mallkuar, kur nuk do njihemi më ndërveti, nuk do të flasim më për atë që e duam.
Të gjithë po i shohim fanatizmat fetare të nxitura nga jashtë të cilët në çdo moment e presin “kohën e tyre”, të gjithë jemi të vetëdijshëm se një cunami është duke u përgatitur. Cunami nuk kalon lehtë e pa pasoja. Cunami është një dridhje toke e përzier me valë të mëdha e të larta deti, të cilat shkatërrojnë çdo gjë që hasin para vetit. S’di se po i flas disa gjëra të cilat të gjithë i dimë? Por Konica thoshte se pendimi i vonuar është i kotë. Pendimi i vonuar të jep vetëm mundësi të pendohesh. Asgjë më tepër.
“Shikoni Vranjën dhe Leskovacin”, – thoshte Konica. “Kur i mori Serbia këto vise, i përmblodhi të gjithë muhamedanët dhe i dëboj, duke ua mbajtur tërë ç’kishin. A protestoj Evropa? Jo! A mos e pengoi Turqia këtë bartje? Apo mos Turqia i ndihmoi Serbisë?. Ishte gjallë atëherë dinastia e Mehmet Ali Pashes së Egjiptit, kur u zbrazën tokat që nga Molla e Kuqe?
Konica thoshte: “Zotërinj, gjithë bota e dinë që, Idealistët dhe trimat, bullgarët e Maqedhonisë shpejt a von do të ngrihen, këtë radhë të ndihmuar edhe nga Bullgaria, e cila është e zonja t’i thyej kokën Turqisë. Pastaj Bullgaria ka edhe Rusinë, ndofta Serbinë, Rumaninë, Malin e Zi”.
“Lufta bëhet me fishekë, fishekët mbushen me barut, baruti bëhet me nitrat; kjo lëndë e fundme vjen nga jashtë, dhe po të dojë Evropa jua a pret armët me një herë, si pritet ujët e një kroi. Çapëni ahere të bëni luftë me shkopinj. Apo a kujtoni se këto nuk i kanë mejtuar dhe nuk i dinë jashtë?… Evropës i është mbushur mendja”.
“Kombi shqiptar, pa marre parasysh përkatësinë fetare, i përket qytetërimit perëndimor, me një kulturë të lashtë dhe të thadruar nëpër shekuj brenda kësaj përkatësie. Dhe këtë askush s’e ka vu në dilemë, deri ne këto dekadat e fundit, kur kemi fituar lirinë dhe për pasojë na janë shfaqur prirjet proturke e proorientale. (N. U.)
Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): “Evropa nuk do ta kish dhënë Vranjën te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish kuptuar që ka një komb shqiptar të ndryshëm nga të Turkut. Po u lajthit puna e besës (ndërhyri puna e fesë)”.
Kjo politikë e mosdijes, e ka vu në gjumë edhe popullin e mjerë, i cili për dekada ka jetuar vetëm me shpresa. Kosova po ekziston dhe mbijeton fal interesave gjeostrategjike dhe përkrahjes perëndimore. Pra, shteti i Kosovës, është rezultat i shteteve të fuqishme perëndimore dhe jo i shteteve aziatike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-4-780x439.png)
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti