LAJMI I FUNDIT:

Tokio i ka restorantet më të mira në botë

Tokio i ka restorantet më të mira në botë

Sipas "Guides Rouges", e cila është "bibël" speciale për ushqime të cilën e publikon qe 107 vite rresht kompania franceze "Michelin", kryeqyteti i Japonisë është radhitur i pari si qyteti më i mirë në botë për ushqime, duke lënë prapa Parisin, Londrën dhe New Yorkun.

Në listën e “Michelin” për qytetin e Tokios, janë përfshirë 150 restorante, prej të cilëve të gjithë e kanë fituar së paku një yll, ndërsa tetë prej tyre kanë marrë statusin e restoranteve me tre yje. Nga ana tjetër kryeqytetet e Evropës, Parisi dhe Londra, së bashku kanë fituar vetëm 148 yje “Michelin”.

Kështu, gjithë këto yje të fituara të restoranteve e bëjnë kryeqytetin japonez që t’i kryesojë qytetet e njohura për restorante luksoze, dhe në këtë mënyrë, Tokio, zyrtarisht bëhet udhëheqës i kuzhinës dhe ushqimit në botë.