Testi i TOEFL ITP shërben për të matur nivelin e zotërimit të gjuhës angleze nga ai mesatari deri tek i avancuari për kompetencat e të dëgjuarit, të shkruarit dhe të lexuarit.
Testi i TOEFL ITP përbëhet nga testet e TOEFL-it (paper-based) të administruara më parë. Në anën tjetër, testi i TOEIC vlerëson zotërimin e gjuhës angleze në biznesin ndërkombëtar në nivelet mesatare dhe të avancuara.

Të dyja këto teste ndërkombëtare të gjuhës angleze janë të vlefshme për marrjen e diplomës Master ose Doktoraturë. Testi i TOEFL ITP vlen për një periudhë dy-vjeçare, ndërsa ai i TOEIC është i vlefshëm gjatë gjithë jetës./Telegrafi/