LAJMI I FUNDIT:

“To See if I’m Smiling” fiton në Dokufest

“To See if I’m Smiling” fiton në Dokufest

Filmi “To See If I’m Smiling”, “2 Birds”, “The First Day”, “OK”, “Interrogation”, “Dy rrëfime dashurie” dhe “Upstream Battle” janë fituesit e edicionin të sivjetmë të festivalit “DokuFest”, që u mbajt në Prizren.

Në kategorinë për “Best Feature International Documentary”, çmimin e ka fituar regjisorja izraelite Tamar Yarom me filmin “To See If I’m Smiling”, përderisa në kategorinë “Best Short Film”, ka fituar filmi “2 Birds””, i regjisorit Runar Rynarsson.

Çmimin “Best National” e ka fituar regjisorja kosovare Blerta Zeqiri me filmin “OK”, film ky ku në rolin sekondar të tij paraqitet aktorja kosovare Arta Dobroshi, e cila së fundi u paraqit me filmin e saj “Heshtja e Lorna’s”, në festivalin e Cannes.

Çmimi “Best Ballkan”, ka shkuar për regjisorin boshnjak Namik Kambil, me filmin “Interrogation”, kurse çmimin “DokuKid” e ka fituar filmi polak “52 percent”.


Më e kënaqura e këtij festivali normalisht duhet të jetë regjisorja kosovare Shota Bukoshi e cila me filmin e saj dokumentar “Dy rrëfime dashurie” ka fituar dy çmime. Ajo ka fituar çmimin “Special Mention” dhe atë të “Publikut”.

Çmimi i fundit është mundësuar me anë të votave të publikut gjë që e ka mundësuar kompania e telefonisë mobile “IPKO”. Çmimi “Human Rights” kësaj radhe i ka takuar regjisorit gjerman Ben Kempass dhe filmit të tij “Upstream Battle”.

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, që u mbajt nga data 4 deri me 10 gusht është cilësuar shumë i suksesshëm jo vetëm nga organizatorët por edhe nga mysafirët e shumtë të tij. /Express/