Me datë 5 shkurt do të prezantohet shfaqja “Heshtje” e autorit Refet Abazi, me regji të Arta Kallaba. Në këtë shfaqje luajnë Xhevdet Jashari, Yllka Gashi, Çun Lajçi, Igballe Qena, Bislim Muçaj, Leonora Mehmet, Enver Petrovci, Donat Qosja.

Ndërsa me datën 6 shkurt do të jepet shfaqja “Vdekja dhe Vasha” nga Ariel Dorfman, me regji të Fatos Berishës. Në këtë shfaqje luajnë Ylka Gashi, Shkumbin Istrefi e Luan Jaha.


Kjo lëvizje e teatrove është bërë në kuadër te memorandumit bashkëpunues mes Kosovës dhe Shqipërisë ne lëmin e kulturës. /Telegrafi/