LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, një i vdekur nga aksidenti pranë Parlamentit

Tiranë, një i vdekur nga aksidenti pranë Parlamentit

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari u regjistrua rreth orës 23:40 minuta në Tiranë. Një motoçikletë e një firme sigurie përplasi një kalimtar në afërsi të godinës së Parlamentit shqiptar.

Përplasja ka qenë e fortë duke e lënë të vdekur në rruge kalimtarin. Policia që shkoi në vendin e ngjarjes ndaloi drejtuesin e motoçikletës.

Policia kreu ekspertizën për të dalë në përfundimin e shkaqeve të këtij aksidenti.


Paraprakisht mendohet që motoçikleta ka qenë me shpejtësi, ndërsa drejtuesi nuk e ka shquar dot kalimtarin edhe për shkak të mungesës së plotë të ndriçimit në rrugë. /tch/