Tiranë, hapet qendra e trajnimeve në TI

Nisma për hapjen e qendrës u ndërmor nga partnerë publikë dhe privatë. Qendra me një rol të rëndësishëm, duke i paraprirë projektit të Shqipërisë dixhitale do të shërbejë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të hapë dyert e saj në pranverën e vitit të ardhshëm.
Kryeministri Berisha tha se “kjo është një qendër e një rëndësie shumë të madhe në trajnimin dhe kualifikimin e ekspertëve shqiptarë, dhe duke inauguruar këtë qendër unë ftoj promotorët e saj, fondin shqiptaro amerikan që të përqëndrohet në të ardhmen, në interesin më të mirë të këtij vendi dhe këtij kombi në këtë fushë", citoi AS.
Projekti i qendrës PROTIK, synon që të plotësojë tregun me veprimtari kërkimore, edukuese si dhe me shërbime të një teknologjie moderne. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/10/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































