Burime nga policia konfirmojnë se e arrestuara është Ermonela Hekuri, e cila punonte si arkëtare në njësinë bashkiake, si dhe Dorian Leci dhe Orjan Midha, banues në Tiranë.

Grabitja ka ndodhur në natën e 20 marsit të këtij viti, ku persona të armatosur, kanë plagosur rojën e objektit duke hyrë brenda zyrave dhe më pas kanë marrë 100 mijë dollarë nga arka e Njësisë Bashkiake nr. 5, shkruan Shekulli.


Ka qenë kryetarja e kësaj minibashkie, Jeta Seitaj, ajo që bëri denoncimin në Policinë e Tiranës, duke sinjalizuar e para për grabitjen. /Telegrafi/