Ndoc Selimi dhe Xhevat Ukshini
Emri i kryeqytetit të Shqipërisë Tiranë vazhdon të interpretohet me shtrembërime e gabime të mëdha të realitetit historik. Për fat të keq edhe në literaturën evropiane, e më andej deri në periudhën e tanishme, qytetin e Tiranës e njohin si një qytet që qenka themeluar nga një shqiptar i turqizuar i quajtur Sulejman Pashë Bargjini prej Mulleti. Si depërtoi në literaturën evropiane ky version historik për themelimin e Tiranës?
Edith Durham, pasi njihet me historinë e këtij qyteti, ashtu si ia servirën vendasit, thotë: “Tirana është themeluar më 1600 nga një bej i pasur, i cili i vuri këtë emër për kujtim të një fitoreje të turqve në Teheran të Persisë.” (E.Durham “Brenga e Ballkanit” Tiranë, 1991, fq. 92). I njëjti shpjegim është shkruar edhe te “Enciklopedia Evropiane”, botimi italisht, ku thuhet: ” Tirane da Teheran, nome che le diede, quando la fondo al principio del secolo XVII, il generale turco Suleyman Pascià…” (Tiranë prej Teheran, emër që thuhet i është vënë kur e themeloi princi i shekullit XVII, gjenerali turk Sulejman Pasha.) (“Albania” botuar në “Enciclopedia dei popoli d’Evropa”, Enciklopedia e popujve të botës, 1965 fq, 390.)
Gjithashtu deri në ditët e sotme përmendet edhe një legjendë tjetër, sikur në bregun e Lanës po “tirej ranë” (po hidhej ranë), gjë që edhe kjo nuk ka asnjë bazë shkencore. Pa themel duket edhe interpretimi tjetër, sikur ky vend u popullua prej të ardhurve nga malet e shpjegohet me “të ranët” të zbriturit në fushë.
Së fundi është hedhur edhe një ide tjetër, që toponimi Tiranë vjen prej një kalaje me emrin Trikan të përmendur nga Prokopi (shek. VI), që shkruesit e tanishëm e lidhin me Tyros që në greqisht do të thotë bylmet (Theranda), që mund të ketë një lidhje me toponimin Tiranë.
Le të japim disa ide më të qarta të këtij toponimi duke u nis nga literatura jonë dhe ajo botërore.
E quajmë të pamundur që emri Tiranë të jetë pagëzuar nga S.P.Bargjini, pra të jetë huazuar prej emrit Teheran, sepse Tirana ka një histori shumë më të lashtë. Nëse është e vërtetë se jeniçeri S.Bargjini u kthye në shekullin e XVII në vendlindjen e tij si pasha turk dhe bëri disa ndërtime, ky fakt nuk dëshmon asgjë për themelimin e qytetit.
Emrin Tiranë e përmend Marin Barleti mbi 14 herë tek “Historia e Skënderbeut” (Infobotues, Tiranë, 2005) qysh në shekullin e XV duke evidentuar faktin se kishte dy Tirana: e Madhja dhe e Vogla shiko faqet 28,32, 47, 214, 217, 220, 231, 234, 250, …e deri te 480.).
Po kështu edhe F.S.Noli në veprën e tij “Historia e Skënderbeut” thotë: “Fortesat e Gjon Kastriotit qenë Kruja, e cila ishte kryeqytet i principatës, Petrela afër Tiranës, Petralba…” (Noli vep. 4, Akademia e shkencave, Instituti i Gjuhësisë e Letërsisë, Tiranë 1989, fq 69). Në faqen 109 të po kësaj vepre thuhet: “Skënderbeu… sapo mori lajmin që Ali pasha po afrohej, mblodhi ushtrinë e doli në fushë… pranë Kasharit një fshati afër Tiranës Vogël…” dhe në shpjegim Noli vazhdon: “Tirana e vogël ishte afër Krujës. Në këtë vend lindi Justiniani, perandori roman i Bizantit, i cili ndërtoi afro 20 kishë, në Shqipëri të Mesme” (po aty fq. 107).
Biemmi, cituar nga Kristo Frashëri, thotë: “Ushtria turke e tërhoqi rrethimin në Fushën e Tiranës, tetë milje larg Krujës…”. Biemi vazhdon se Skënderbeu kaloi në rivistë ushtrinë e tij pranë Kasharit, fshat i Tiranës Vogël, “Presso Cassar vilagggio di Tirana minore” (K.Frashëri “Historia e Tiranës” vol.I Toena, fq. 63).
Në rranzë të Dajtit, në anën e majtë të lumit dhe Grykës së Tujanit ngrihet një kala me të njëjtin emër, Kalaja e Tujanit, që sipas studiuesve i takon shekullit të IV para Krishtit dhe ishte si një portë hyrëse për koridorin Durrës-Tiranë-Dibër.
Duke shtjelluar toponimin Tujan na çon deri në kohën e etruskëve dhe sipas “Dizionario Illustrato della Civiltà Etrusca” të Mauro Cristofani, fq. 304 thuhet: “Është një hyjni etruske e barabartë me Afroditë greke e Venere romake. Mund të ketë edhe një rrënjë paralele e quajtur “tyrannos” dhe “Tiranno”(që ka prejardhje ilire, shën. ynë) dhe sinjifikohet si thjeshtë me “signora” “zonjë”.
Kjo hyjni është nderuar qysh 480 vjet para Krishtit dhe ka pasë një përhapje të jashtëzakonshme në Iliri e gjetkë duke krijuar edhe kult. Këtë e vërtetojnë edhe shumica e kishave me këtë emër. Jo rastësisht një e teta e kishave të vendit tonë kanë marrë emrin e Venerandes, që në popull është e Shëna Premtes (Prendës) e deri te emri i përgjithshëm evropian e me andej Ana (Anna).
Po kështu këtë emër e gëzon edhe dita e pestë e javës (venerdì, dita e venerandes te latinët) dhe e premte (e prende, gegnisht) te ne shqiptarët. Tujan ose Turan është hyjni e dashurisë dhe e pjellorisë dhe ishte e martuar me Laran, çuditërisht me një afrimitet me Lana (lumi që përshkon Tiranën).
Duke u njohur me toponimet dhe objektet mbrojtëse dhe të kultit që mbështjellin Tiranën dhe rrethojat dalim në konkluzion se ky qytet e meriton plotësisht emrin “Zonjë” (sinjora) dhe mosha e kësaj zonje është mbi dymijë vjeçare.
Përveç vendit të begatë fushor të lënë nga një gji deti prehistorik, Tiranën e rrethojnë mbi dymbëdhjetë kalà mbrojtëse si Kalaja e Ndroqit, e Petrelës, e Tujanit, e Prezës, e Lalmit, e Dorësit, e Dajtit, e Presqopit, e Shën Gjergjit, e Berzhitës, e Priskës, e Tiranës etj. (që i takojnë shek. VI të kohës Justinianit I) e deri te Kalaja e Krujës (“që ndodhet përballë Tiranës Vogël” – thotë Barleti).
Tirana dhe rrethinat e saj janë të mbushur me emra shenjtorësh të krishterë duke qenë kështu dëshmitare e përqafimit të Krishtërimit menjëherë pas shpalljes zyrtare të kësaj feje. Kështu kemi fshatrat Shën Pal, Shën Mëri, Shën Gjergj, Shën Gjin, Përroi i Shën Mëhillit, qafë Kishë, Shën Ndoi i madh dhe Shën Ndoi i Vogël (dy maja shkëmbinjësh), qafë Shmark, Fushë Kishë si dhe mozaiku i Tiranës me vlera të mëdha historiko – arkeologjike në Shqipëri e më andej.
Si më e përmendura kishë është ajo e Shën Mërisë në fshatin Brar që datohet e vitit 1201. Në këtë kishë gjatë gërmimeve është gjetur një varr me pesë harqe që i takon pjestarëve të një familje me një epitaf dhe mbiemrin Sguro.
Të pesë harqet kanë nga një kryq dhe përfaqësojnë pesë të vdekurit e familjes, ku e sqaron edhe epitafi në greqisht që thotë: “Kujto o Zot shërbëtorin tënd sevastin Mihal Sguron me bashkëshorten e fëmijët”. Këtu ndodhen edhe tetë varre të tjerë të besimit katolik dhe sipas specialistëve Tirana ka vazhduar me këtë rit fetar deri në shekullin e XV, kur fillon konvertimi i banorëve të saj në fe tjetër.
Me keqardhje mësuam se ky objekt i një rëndësie të veçantë u shkatërrua nga punimet ndërtuese të ekskavatorëve.
Pukevil na bën të ditur se “Justiniani rindërtoi Tyranen, Aulonen, Musionin” dhe më poshtë në spjegimin që u bën thotë “Tyrana – Turkana, fortesë në Epirin e Ri” (Pukevil, “Udhëtime” vëll. 1, fq 373).
Në testamentin që Gjon Muzaka u le të bijve në vitin 1510, thotë: ”Karl Topia ishte zot i dy Shkurive, i Fizines dhe Plevishtit në Taransen e Vogël, Kanabi, Forka” (pra Tirana e Vogël, Krraba dhe Farka – Emanuelo Polito, “I Musachi di Berat” Muzakajt e Beratit, Paris – Lecce – Pergola Mansavium, 1996, fq 126).
Në relacionin e vitit 1570 një autor anonim venedikas shkruan: “…fushat e Tiranës, që ndodhen midis kështjellës së Petrelës dhe qytetit të Krujës”. (…le pianure della Tirana, che sono fra il castello di Passrella e la citta di Croia) sipas I.Zamputit “Dokumente te shekujve XV-XVI për historinë e Shqipërisë” vëll I, Tiranë, 1989.
Në vitin 1431-32 bëhen disa regjistrime prone nga venecianet dhe rezulton se Tirana kishte 60 qendra të banuara, 1000 shtëpi dhe 7300 banorë. Po ashtu në regjistrin e kadastrës turke të vitit 1583 , treva e Tiranës rezulton me 110 qendra banimi, 2900 shtëpi dhe 20000 banorë.
Të gjitha këto statistika dhe të tjera që ekzistojnë, por mungojnë në këtë shkrim, u takojnë viteve para 1614, që na serviren si themelimi i qytetit të Tiranës.
Duke u kthyer te Sulejman Pashë Bargjini rezulton se ai në shek. e XVI kishte shkuar jeniçer në ushtrinë turke, arriti gradë madhore deri te Pashà dhe me vonë kthehet në vendlindjen e tij Mullet (o fshatin Bargjin afër Tiranës, që tani nuk është më). Në vitin 1614, u jep parat një grupi tregtarësh tiranas për të ndërtuar po në Tiranë një xhami, një furrë dhe një hamam.
Sami Frashëri në Enciklopedinë Osmane të Shkencës së Përgjithshme thuhet se objektet e ndërtuara prej tij (S.P.Bargjinit, shën. i aut.) “si një trashigimi përkujtimore e historisë së Tiranës” (Saimir Lolja artikull “Tirana e lashtë dhe përvjetorët e tij si kryeqytet”, 02/ 2014).
Këto statistika flasin për një popullim të mjaftueshëm edhe për një qytet para se të vinte Pasha Bargjini dhe ndërtimi i këtyre objekteve nga ana e tij u bë për shkak se kishte popullim Tirana. Ky nuk dëshmon asgjë për themelimin e Tiranës si qytet. Përkundrazi, fakti se ai paratë për ndërtime ua dha tregtarëve flet më së miri për ekzistencën e mirëfilltë të qytetit, të cilit tani iu shtuan tre objekte që nuk i kishte më parë. Pas mbarimit të këtyre objekteve mund të flitet për një qytet i formës osmane me xhami e hamam. Sulejman Pashë Bargjini me një mbiemër kristian, tregon që edhe ai vetë i përkiste dikur ashtu si gjithë rajoni besimit të krishterë, por që e kishte braktisë përballë raprezaljeve turke kundër shqiptarëve. 400 vjet më vonë për këtë shërbim shteti shqiptar i sotëm i bën përmendore, i thurë lëvdata, i atribon themelimin e Tiranës e aq me tepër zhbën historinë duke i ndërruar emrin Tiranës Ilire me Teheranin aziatik.
Në vazhdim të disa të dhënëve po mundohemi të tregojmë në stil telegrafik ritet e ngadalshme të ecjes së qytetit tashmë gjysëmë anadollak në kohën e mëpastajme.
Dy shekuj më vonë, Tiranën e sundojnë Toptanët të ardhur nga Kruja.
Më 1780 ndërtohet kisha e Shën Prokopit dhe nëntë vjet më vonë nis punimet xhamia në qendër e financuar nga Et’hem Beu e përfundon me 1821 .
Kulla e sahatit ndërtohet me 1830 dhe është e lartë 35 m.
Ndër lagjet më të vjetra të Tiranës janë lagja e Pazarit dhe Bami. Vite ma parë kjo lagje është quajtur “Vorri i Bamit”, që është varri i Ibrahim Kokonozit, por në të folmen tiranese është quajt Bim e pastaj Bam.
Sipas statistikave, Tirana si qytet më 1703 kishte 4000 frymë, më 1909 kishte 15.000 frymë, më 1938 kishte 38.000, më 1945 kishte 60.000 frymë.
Theksojmë se popullimi i Tiranës është bërë sipas periudhave të sundimtarëve jo tiranas të këtij qyteti e krejt vendit. Toptani solli në Tiranë krutanë e zonën përreth, Mbreti Zog solli dibranët e matjanët, E. Hoxha e komunizmi sollën gjithë jugun dhe së fundi ndërrimi i sistemeve solli malësoret e të gjitha krahinave. Sot Tirana gëzon 830.000 banorë.
Tirana shpallet kryeqytet i Shqipërisë më 8 shkurt 1920, sipas vendimeve të Kongresit Lushnjës dhe merr statusin përfundimtar më 31 dhjetor 1925.
Deri në kohën e pushtimit italian dhe koncesioneve të dhëna këtij shteti, Tirana kishte ritmin e zhvillimit shumë të ngadalshëm. Ndërtimet moderne italiane që shihen sot e kësaj dite u takojnë marrëveshtjeve me Italinë dhe kjo e fundit jo se do të bënte një qytet modern shqiptar, por i interesonte për idenë e një bashkimi të mundshëm e aneksimit të saj më vonë.
Më 17 nëntor të vitit 1944 forcat partizane hynë në Tiranë duke zhvilluar dy ditë beteja me gjermanët në ikje e sipër, ku morën pjesë brigada e parë e katërta dhe e gjashta.
Tirana është i vetmi kryeqytet i Evropës lindore e juglindore që nuk u ndihmua nga ushtria e kuqe për tu çliruar, por për fatin e zi të kombit tonë, më pas u inkuadrua në kampin komunist.
Në fund shtojmë se historianëve tanë dhe shkencës sonë shqiptare i bie detyrë urgjente të inicojnë përmes ndërhyrjeve në institucionet përkatëse që të bëhen korrigjimet e nevojshme për sa i përket shpjegimit të drejtë të prejardhjes së emrit të Tiranës, për heqjen përfundimtare nga “Enciklopedia Evropiane” e çfarëdo lidhje me Teheranin dhe vënien e identitetit iliro-shqiptar të qytetit mijëravjeçarë të Tiranës në vendin që i takon sipas të vërtetës historike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk