Tinie Tempah shtyn lansimin e albumit

Reperi britanik i cili besohej se do ta lansonte albumin e tij të dytë në fund të vitit, ka shtyrë planet për lansimin e tij, pasi dëshiron që të shpërthejë në tregun amerikan, me të parë se singli i tij “Written in the Stars” u pozicionua në vendin e 14 në top listën amerikane.
“Tinie ka një prej agjendave më të ngjeshura, por kurrë nuk e dëgjoni duke u ankuar. Madje edhe kur është në aeroplan, ai po mendon për ide për albumin e ri dhe paraqitjet në skenë. Ai nuk dëshiron që të nxitohet, pasi tani ka filluar të mendojë për tregun amerikan. Ai do ta lansojë albumin në vitin 2012”, theksoi një burim i Daily Star. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































